Botë

Kundërpërgjigjet Uashingtoni për Sirinë: Akuzat e Erdoganit janë qesharake

28.12.2016 12:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar menjëherë pas akuzave të presidentit turk se amerikanët mbështesin organizatat terroriste...

Në një reagim zyrtar, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, u shpreh se akuzat e ardhura nga Ankaraja janë tepër qesharake.
 
“Dua të them se këto akuza janë qesharake për të qenë i sinqertë. Nuk kanë asnjë bazament, sikurse edhe ju mund ta kuptoni. Nuk mendoj se dikush mund të vërë në dyshim mbështetjen tonë në punën që po bën koalicioni në Sirinë veriore, Irak dhe në të gjitha vendet e tjera. Jemi 100% të përkushtuar për të shkatërruar përfundimisht Shtetin Islamik“,- u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Këto deklarata kanë vënë edhe njëherë në dyshim partneritetin e dy prej aleatëve më të mëdhenj të NATO-s. 
 
Që prej tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, Ankaraja zyrtare duket se është distancuar nga partneriteti me Uashingtonit, duke forcuar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet me Rusinë.