UKRAINË
Kievi dërgon forca speciale në Odesa
06.05.2014 12:43
Pozicionomi i trupave vjen pasi përleshjet pranë qytetit Slloviansk kanë vrarë të hënën katër ushtarë ukrainas…….

Kievi ka dërguar forca speciale në Odesa, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e luftimeve midis trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Pozicionomi i trupave vjen pasi përleshjet pranë qytetit Slloviansk kanë vrarë të hënën katër ushtarë ukrainas. Forcat pro-ruse kanë thënë po ashtu se 20 luftëtarë të tyre janë vrarë dje si rezultat i luftimeve në dhe përreth Sllovianskut.
Rusia i ka bërë thirrje Qeverisë së Ukrainës që të ndalojë operacionet e saj ushtarake në lindje dhe të nisë bisedime për zgjidhje të krizës.(rel)
