Maqedoni

“Të shpërndajmë lumturi”, KKM dhe EVN ndanë pako festive për 130 fëmijë

28.12.2016 15:10

“Të shpërndajmë lumturi", ishte motoja e manifestimit të sotëm humanitar të organizuar nga Kryqi i Kuq...

“Të shpërndajmë lumturi", ishte motoja e manifestimit të sotëm humanitar të organizuar nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë në bashkëpunim me EVN – Maqedoni në prag të festës së Vitit të Ri.
 
Ata ndanë 130 pako për fëmijët me nevoja të posaçme, fëmijë me probleme edukativo-sociale dhe fëmijë nga kategoritë e rrezikuara të familjeve që sadopak t’ua kthejnë buzëqeshjen këtyre fëmijëve.
 
“Mendoj se ngjarja e sotme shkakton energji të madhe pozitive tek fëmijët dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq, për atë se të gjithë bashkërisht kontribuojmë me rastin e Vitit të Ri dhe në mënyrë më të mirë të fillojmë 2017-tën duke ua lehtësuar jetën atyre që kanë më shumë nevojë”,- deklaroi Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë.
 
“Më të rëndësishëm janë fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin dhurata, për ta asgjë nuk është e mjaftueshme që t’ua bëjmë jetën më të lumtur, por mjafton sadopak t’i gëzojmë për momentin, sepse buzëqeshja e këtyre fëmijëve është më e sinqerta”,- tha Lençe Karpuzovska nga EVN.    
 
Nga EVN thonë se gjatë ditëve në vazhdim do të ndajnë dhurata edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI