Maqedoni
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, trajnim ndërmarrjeve për situata krize
28.12.2016 15:41
Rreth 30 ndërmarrje kanë përfunduar me sukses trajnimin nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim...

Trajnimi në të cilin u përfshi edhe servisi publik, kishte si qëllim aftësimin e punonjësve të caktuar nëpër ndërmarrje në mënyrë që të dinë si të menaxhojnë situata të caktuara ku vihet në rrezik jeta e të punësuarve të tjerë. Për të gjitha ndërmarrjet u ndanë edhe mirënjohje.
“Bëhet fjalë për 30 firma dhe ndërmarrjet kanë marrë pjesë dhe i kemi bërë trajnimet për mbrojtje dhe shpëtim, se si këta firma në raste të ndryshme, në raste të fatkeqësive natyrore ose të tjera, ata të jenë të organizuar dhe të kenë një ekip në këto moment, të dinë se si të reagojnë më së miri dhe të dinë se si të menaxhojnë situatën”,- deklaroi zëvendësdrejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Ekrem Zendeli.
“Deri më tani kemi organizuar rreth 250 trajnime, ndërsa nga ky vit kemi organizuar trajnim e 34 subjekteve”,- u shpreh udhëheqësi në qendrën për trajnim, Slobodan Vukoviq.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bënë thirrje edhe ndërmarrjeve të tjera të marrin pjesë në trajnime të tilla.
REJHANE BUSHI-METAJ
