Thaçi për vizitë në Turqi, takohet me Erdogan dhe kryeministrin Yildirim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi....

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të zhvillojë takime me homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministrin Binali Yildirim, si dhe me kryeparlamentarin Ismail Kahraman.
Fillimisht Thaçit do t’i rezervohet një pritje në pallatin presidencial, që do të pasohet nga bisedimet dypalëshe në praninë e delegacioneve respektive. Më pas, ai do të mbajë takim më Kryeminsitrin Yildirim, dhe Kryeparlamentarin Kahraman.
Temë kryesore në këto takime pritet të jetë forcimi dhe konsolidimi i pavarësisë së Kosovës si dhe integrimi i mëtejshëm i vendit në organizmat ndërkombëare. Gjatë vizitës, Thaçi do të bëjë edhe homazhe për personat që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste në Turqi, ndërkohë që është parashikuar edhe një fjalim në universitetin e Ankarasë.
Qeveria turke vijon të jetë një mbështetëse e fuqishme e Kosovës si shtet i pavarur.
