Alepo, skena e tragjedisë më të madhe të shekullit tonë

28.12.2016 18:34

Alepo është qyteti që u kthye në skenën e tragjedisë më të madhe njerëzore të kohës sonë....

Alepo është qyteti që u kthye në skenën e tragjedisë më të madhe njerëzore të kohës sonë, në të cilën të gjithë ne ishim spektatorë të radhës së parë që pamë atë që ndodhi në këto 5 vjet, pamë vrasjet, shkatërrimin, varkat e mbushura plot me fëmijë që vdisnin mes ujërave dhe nuk bëmë asgjë.

Në Alepo tashmë ka qetësi, një qetësi e cila nuk po i gëzon ata që mbetën gjallë.

Të kthyerit kanë përballë vetes vetëm rrënoja dhe një ëndërr, të largohen sa më shpejt nga qyteti që pas 5 vjetësh po përjeton momentet e para të paqes.