Marsh protestues kundër ndotjes së ajrit , masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve
Grupe qytetarësh dhe ekoaktivistë protestuan kundër ndotjes enorme të ajrit...

Grupe qytetarësh dhe ekoaktivistë protestuan kundër ndotjes enorme të ajrit, i cili ditëve të fundit ka tejkaluar kufijtë e lejuara deri në 20 herë.
Protestuesit i dorzuan kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovskit kërkesa me të cilën e detyrojnë ata të sjell masa urgjente me të cilën do tu mundësoheshte qytetarëve, udhëtim falës për transportin publik gjatë tërë dimrin, reduktim i komunikacionit sipas modelit “Çif -tek të numrit të targave”, blerje dhe shpërndarje e maskave mbrojtëse, dru falës për qytetarët të cilët janë rastë sociale e që ngrohen me goma dhe materiale të tjera të dëmshme dhe subvencionimi i qytetarëve për të blerë koftore me paleta.
“Unë jam këtu për djalin tim dhe fëmijët tuaj, sepse vlersoj se duhet parandaluar tortura dhe ngulfatja e tyre , të mos sëmuren shpesh nga ndotja e ajrit”
“Shkupi prej muajit tetor deri mars duhet të funksionoj në gjendje të jashtëzakonshme, duhet të miratohet ligj i vaçant për ndotjen e ajrit në Shkup dhe qyteteve tjera të vendit. Të gjitha rekomandime duhet të jenë masa ligjore ”
“Mendojmë se autoritetet e Shkupit nuk bëjnë gjithçka që duhet, shpenzojnë para për projekte jo produktive, ndërsa neglizohojnë çështjen më të rëndësishme të qytetarëve. “
“Mjaftë më pritje dhe ngulfatj, ne do të protestojmë derisa nuk ndërmerren masa konkrete për ndotjen e lartë të ajrit” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Ata gjithashtu kërkuan që në këtë periudhë të përforcohen kontrollet e objekteve industriale, të cilat dyshohet se janë ndotës, ndërprerja e të gjitha punimeve ndërtimore, pastrim më i shpeshtë dhe spërkatje e të gjitha rrugëve kryesore ,si dhe dhënia në përdorim falas e biçikletave për qytetarët. (Rexhep Qamili, TVM2)
