Maqedoni
Më shumë borë dhe më ftohtë në Lazaropole dhe Mavrovë
29.12.2016 09:37
Shtresë më e lartë e borës prej 14 centimetra dhe temperaturë më e ulët prej minus nëntë gradë Celsius në orën tetë sot në mëngjes është matur në Lazaropole...

Në Mavrovë ka 12 centimetra borë, ndërsa temperaturë prej minus gjashtë gradë, në Krushevë ka shtatë centimetra borë dhe janë matur minus tetë gradë. Në Pretor dhe në Berovë shtresa e borës është nga katër centimetra, ndërsa temperatura minus gjashtë gjegjësisht minus pesë. Dy centimetra borë ka në Kriva Pallankë.
Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike DPHM minus pesë gradë sot në mëngjes në orën tetë janë matur edhe në Gjurishte dhe Topollçan, minus katër në Pozharan, minus tre në Dibër, Ohër dhe Kriva Pallankë, minus dy në Prilep dhe Manasitr, minus një në Tetovë, Shtip, Kumanovë dhe Vinicë, zero në Shkup dhe Shkup Petrovec, një në Demir Kapi dhe Dojran, dy në Strumicë dhe tre në Gjevgjeli.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në male do të ketë kushte për borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende edhe erë e fuqishme veriore e cila më shumë do të jetë e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit, në pjesët lindore dhe në malet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende edhe erë e fuqishme veriore.
Temperatura do të lëvizë prej një deri në katër gradë.
Prej nesër shpejtësia e erës pritet gradualisht të zvogëlohet, ndërsa me këtë do të mundësohet edhe ulje e temperaturave të mëngjesit,.
Për natën e Vitit të Ri pritet mot stabil dhe i thatë. Pastaj në ditët e para të Vitit të Ri vijon periudhë e motit stabil, të thatë dhe të ftohtë./mia
