Maqedoni

U largua bllokimi në Bair, komunikacioni është normalizuar

29.12.2016 09:18

Prej orës 8:30 sot në mëngjes është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A3 "Resnjë-Manastir-Prilep" te lagjja Bair...

Prej orës 8:30 sot në mëngjes është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A3 "Resnjë-Manastir-Prilep" te lagjja Bair, njoftoi Automoto Lidhja e Maqedonisë (LAMM).
 
Komunikacioni ka qenë i ndërprerë prej mbrëmë në orën 18:10 për shkak bllokimit nga ana e popullsi rome./mia