Botë

Dy migrantë e humbën jetën, ndërsa 10 janë lënduar në një aksident rrugor në Nish

29.12.2016 12:04

Dy migrantë e humbën jetën, ndërsa dhjetë të tjerë, prej të cilëve pesë fëmijë, janë lënduar rëndë në një aksident trafiku...

Dy migrantë e humbën jetën, ndërsa dhjetë të tjerë, prej të cilëve pesë fëmijë, janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi sot në mëngjes në autostradën Nish-Beograd, njoftoi policia serbe.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4 afër fshatit Drazhevac, ku një automobil "Pasat" në të cilin ilegalisht janë transportuar 12 migrantë, është përplasur në gardhin mbrojtës dhe është përmbysur. Të lënduarit me automjet të Ndihmës së shpejtë janë transferuar në spitalin në Nish.
 
Migrantët janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.
 
"Disa prej tyre ende janë në rrezik jete, ndërsa njërit i janë amputuar këmbët", deklaroi drejtori i Shërbimit të ndihmës së shpejtë", Miodrag Laziq./mia