MAQEDONI

DMSH: Stabilizohet gjendja me përmbytjet

06.05.2014 14:08

Nga DMSH presin në ditët e ardhshme tërheqje të tërësishme të ujit dhe zvogëlim të nivelit të lumenjve me shikim të përmirësimit të motit. Sinoptikët për ditët e ardhshme paralajmërojnë ngrohje dhe ditë me diell………….

Gjendja me përmbytjet në territorin e Republikës së Maqedonisë është stabilizuar. Të reshurat në ditët e fundit nuk shkaktuan pasoja serioze, përkatësisht me derdhjet e disa lumenjve janë pëymbytur vetëm sipërfaqet bujqësore  në pjesën verilindore të vendit, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Nga Drejtoria informojnë se lumi Kumanovka, i cili doli nga shtrati  në fshatin Dobroshan dhe Lumi Kriva në fshatin Dovezenc, të cilat përmbytën sipërfaqe bujqësore, gjatë 24 orëve të fundit janë tërhequr dhe kthyer në shtretërit e tyre, me çka edhe uji i sipërfaqeve bujqësor gradualisht tërhiqet.

Nga DMSH presin në ditët e ardhshme tërheqje të tërësishme të ujit dhe zvogëlim të nivelit të lumenjve me shikim të përmirësimit të motit. Sinoptikët për ditët e ardhshme paralajmërojnë ngrohje dhe ditë me diell.

Në rajonin e Kriva Pallankës nuk ka kurrfarë rreziku nga vërshimi i ndonjë lumi, në atë të Radovishit niveli i lumenjve është zvogëluar dhe nuk ka rrezik nga vërshimi dhe pëmbytja, në Shtip gjendja është stabile, në Probishtip rrjedha e ujërave të lumenjve është në suaza të së lejuarës. Lartësia e nivelit të ujit të hidroakumulimit Knezhevë është zvogëluar. Punohet në sanimin e pasojave të fundit nga vërshimi i lumenjve në vendet kritike me përforcimin e rripave mbrojtës dhe pastrimin e tokës.

Në komunën Konçe ka ra niveli i lumenjve. Në komunën Çeshinovë-Oblleshevë dy makina ndërtimore të KMSH-së vazhdojnë me pastrimin e shtratit të Lumit Zletovë. Uji nga fushat e përmbytura me oriz tërhiqet. DMSH-ja pret deri në fund të ditës tërësisht të tërhiqet. Rrezik të sërishëm tani për tani nuk ka.

Repartet rajonale të DMSH-së e ndjekin gjendjen dhe nëse ka nevojë do të intervenojnë.