Maqedoni
“Ngjyrat e Vitit të Ri”, Shkupi shpërblen qytetarët për zbukurimet
29.12.2016 15:53
Qyteti i Shkupit dhe EVN edhe sivjet shpërblyen me nga 10 mijë denarë qytetarët që kontribuuan për zbukurimin e qytetit në prag të festave të fundvitit...

U shpërblyen qytetarët për dekorim më të mirë të oborrit, tarracës, objektit hotelerik apo oborrit të shkollës.
“Mendoj se është aksion i mirë, pasi që një numër i madh i qytetarëve mobilizohen që të marrin pjesë, për të zbukuruar më shumë qytetin dhe me këtë rast dua tua uroj festat dhe një vit të mbarë në 2017-tën”,- theksoi kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
“Qëllimi i Qytetit të Shkupit është që sa më shumë të kontribuohet për të zbukuruar vendin dhe fituesve të këtij manifestimi do të ua mbulojmë faturën elektrike për muajin dhjetor. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kontribuojmë për zbukurimin e qytetit”,- thanë nga EVN.
Manifestimi tradicional “Ngjyrat e Vitit të Ri” është konceptuar që qytetarët të kontribuojnë për zbukurimin e kryeqytetit gjatë festave.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
