Forcat irakiane rifillojnë ofanzivën për të rimarrë Mosulin
29.12.2016 16:11
Forcat irakiane kanë lansuar një valë të re të sulmeve....

Forcat irakiane kanë lansuar një valë të re të sulmeve kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Mosul.
Trupat janë duke u futur nëpër distriktet lindore kështu duke hyrë në fazën e dytë të ofanzivës, e cila ka për qellim që të rimarr vendqëndrimin më të madh të IS në Irak.
Kjo kampanjë shënon fundin e një pushimi të luftimeve në javët e fundit.
Forcat irakiane janë ballafaquar me rezistencë më të madhe që nga fillimi i kësaj ofansive, kur edhe kanë hyr në Mosul.
