MAQEDONI

Maji, muaji i biçikletave

06.05.2014 18:08

Për sensibilizimin e njerëzve që të përdorin më pak veturat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin...

Për sensibilizimin e njerëzve që të përdorin më pak veturat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit, prej sot ka filluar muaji i biçikletave.
 
Nëse shfrytëzohet biçikleta, jo vetëm që kontribuohet në pakësimin e substancave të dëmshme në ajër, por gjithashtu kjo ndikon që vozitësit të largojnë stresin dhe të kenë më pak shpenzime.
 
“S’kemi para më në autobus me hypë, marrim biçikletën. Krejt bota me biçikleta, në Zvicër isha  1 muaj, të gjithë me biçikleta ata”, theksoi një qytetarë.
 
”Për shkollë ndonjëherë”, tha një tjetër qytetarë, më saktësisht një nxënës.
 
”Më tepër p.sh. e shfrytëzojmë nëpër parqe,nëpër shkollë etj, etj”, tha një qytetare.
 
“Veç për ndonjë rast pune”, tha një qytetare tjetër. 
 
”Po, po, për punë, kur kemi nevojë të shkojmë të blejmë diçka, vetëm për këtë e marrim”, u shpreh një qytetarë.
 
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të shtohet çdo vit numri i çiklistëve, ndaj u apelua që biçikleta të zë vendin e automjeteve, sidomos gjatë sezonit të verës.
 
Në më shumë se 2 000 qytete nga 35 shtete të ndryshme të botës, shënohet muaji i biçikletave, me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve, të përdorin forma alternative të transportit.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI