Gripi po përhapet me të madhe, për një javë 4200 persona të prekur
Gripi po përhapet me të madhe në vendin tonë....

Gripi po përhapet me të madhe në vend, e madje mjekët thonë se gripi këtë vit ka filluar të përhapet më herët.
Qytetarët ankohen nga ndezja e organeve respiratore, frymëmarrja e ngadalësuar, temperatura e lartë etj. Nga Instituti i Shëndetit Publik alarmojnë se për një javë janë prekur mbi 4.200 pacientë.
“Normalizim të situatës me gripin nuk do të kemi as në periudhën që vjen, sepse stina e gripit sapo ka filluar. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit gripi ka filluar të përhapet më herët dhe i njëjti për një javë ka prekur mbi 4.200 pacientë, prej të cilëve 728 pacientë janë nga Shkupi, 530 nga Tetova dhe 560 nga Velesi”,- deklaroi Gordana Kuzmanovska nga Instituti i Shëndetit Publik.
Për shkak të seriozitetit dhe pasojave që mund të shkaktojë ky grip, edhe Klinika e fëmijëve në Shkup ka filluar të mobilizohet në maksimum. Ata veç më kanë siguruar sasitë e para të tamiflusë që do t’u jepet fëmijëve për mjekim.
“Në këtë klinikë kemi bërë një gjendje të jashtëzakonshme, ku i tërë stafi është mobilizuar për t’u dalë në ndihëm fëmijëve të prekur nga gripi. Klinika jonë në këto momente është duke i pritur edhe sasitë e nevojshme të tamiflusë dhe vlerësoj se të gjithë ata që do të kenë nevojë për këtë terapi do t’u jepet në kohën e duhur”,- tha Aspasija Sofijanova nga Klinika e fëmijëve në Shkup.
Mjekët thonë se është shumë me rëndësi zbulimi i hershëm i gripit, sepse i njëjti për pak kohë sulmon sistemin e sipërm nervor. Ata u rekomandojnë qytetarëve të mos dalin pa nevojë dhe në ambiente të ndotura, dhe të mos qëndrojnë në hapësira të njëjta ku ka pacientë me grip. (Rexhep Qamili, TVM2)
