Siri, akord mes qeverise e opozitës, pranohet marrëveshja e hartuar nga Turqia dhe Rusia
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad si dhe opozita siriane, e kanë pranuar marrëveshjen e armëpushimit që u hartua më herët nga ekspertët e Rusisë dhe Turqisë.
Ai shtoi se pavarësisht këtij suksesi, pakti vijon të mbetet i brishtë, dhe se do të duhet durim e kudjes i vecantë deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit.
Nëse do të respektohet, marëveshja e armëpushimit mund t’i hapë rrugën nisjes së një procesi politik për tejkalimin e krizës.
Qeveria siriane dhe përfaqësuesit e opozitës e kanë pranuar marrëveshjen e hartuar nga Turqia dhe Rusia sa i përket vendosjes së një armëpushimi si pikënisjen për t’i dhënë fund konfliktit që ka vijuar prej afro 6 vitesh.
Lajmi është komunikuar nga vetë Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është shprehur se forcat kryesore të armatosura që deri më tani kanë qënë kundër liderit aktual të Sirisë, Bashar al-Assad, kanë pranuar që të ulin armët me qëllim që të nisin një proces politik. Putin shtoi se pavarësisht gjetjes së dakordësisë, marrëveshja vijon të mbetet e brishtë, dhe se do të duhet durim deri në arritjen përfundimtare të paqes dhe stabilitetit.
“Marrëveshja është shumë e brishtë dhe ne të gjithë mund t’a kuptojmë këtë. Ajo do të ketë nevojë për vëmendje të vecantë, durim, qëdnrime profesionale dhe kontakt të vazhdueshëm mes partnerëve. Përmes këtij akordi, palët kanë shprehur vullnetin për një armëpushim që mudn të cojë deri në zgjedhjen e konfliktit sirian”, u shpreh Vladimir Putin.
Një lajmërim i njëjtë ka ardhur edhe nga Ministria e Jashtëme e Turqisë, e cila njoftoi ndër të tjera se në procesin politik, nuk do të marrin pjesë grupime militante që njihen si organizata terroriste nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në mesnatë. Armëpushimi do t’i hapë rrugën një procesi negociatash që do të drejtohen nga Rusia dhe Turqia, bisedime që pritet të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit.
Kjo nuk është hera e parë që ndërkombëtarët arrijnë një marrëveshje armëpushimi, por është hera e parë që Shtetet e Bashkuara anashkalohen në një marrëveshje të kësaj natyre. Megjithatë, ende nuk dihet se sa i suksesshëm do të jetë akordi i arritur së fundmi.
