Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

30.12.2016 09:07

Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë me mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell dhe me vranësira mesatare...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në dy, ndërsa e ditës prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri minus pesë dhe të ditës deri në tre gradë.
 
Për natën e Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë me temperaturë prej minus 14 deri në gjashtë gradë.