Botë

Policia e Shqipërisë arrestoi një kosovar të dënuar për terrorizëm

30.12.2016 10:38

Agjentët e policisë kufitare të Shqipërisë në pikën e kalimit të Morinës kanë arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim për terrorizëm...

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale të Shqipërisë, sipas të cilave i arrestuari është 30-vjeçari Enos Begolli, i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare, shkruajnë mediat.
 
Sipas burimeve, ai është dënuar në mungesë me 4 vjet burg pasi dyshohet se ka luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri./mia