Vendimi i Obamës: SHBA dëbon 35 diplomatë Rusë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar 35 diplomatë rusë si dënim për ndërhyrje të dyshuar në zgjedhjet presidenciale...

Gjithashtu do të mbyllen dy komponimet ruse që përdoren për mbledhjen e informacioneve, në Maryland dhe Neë York, si pjesë e masave hakamrrëse.
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se 35 diplomatët rusë shpallen persona “non grata”, duke u dhënë atyre dhe familjeve të tyre 72 orë të largohet nga SHBA.
Vendimi i Presidentit Obama vjen pas ditë përpara largimit të tij nga detyra.
Obama ka urdhëruar gjithashtu edhe vendosjen e disa sanksioneve kundër udhëheqësit të qeverisë ruse, Vladimir Putin si dhe është shprehur se lëvizjet e fundit të Rusisë janë të rrezikshme.
Ndërkohë nga e saj Rusia ka mohuar çdo akuzë të përfshirjes në zgjedhjet Presidenciale në SHBA.
