Botë

Shpërthimi në Pragë i shkaktuar nga mjetet piroteknike

30.12.2016 12:03

Shpërthimi afër kabinës së telefonit në qendrën e Pragës, i cili ndodhi mbrëmë, me ç'rast një vajzë është lënduar lehtë...

Shpërthimi afër kabinës së telefonit në qendrën e Pragës, i cili ndodhi mbrëmë, me ç'rast një vajzë është lënduar lehtë, është shkaktuar nga shfrytëzimi jo i drejtë i mjeteve piroteknike për argëtim, njoftoi policia e cila është në kërkim të autorit.
 
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, ministri çek i Punëve të Brendshme Milan Hovanec në rrjetin social Tuiter shkroi se ngjarja nuk është akt terrorist.
 
Në Çeki janë vendosur masa sigurie, pas sulmit paraprak terrorist në panairin e krishtlindjeve në Berlin, në të cilin e humbën jetën 12 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan.
 
Sipas Hovanec, masat e posaçme për mbrojtjen e termocentraleve ose vendeve ku mblidhen numër i madh njerëzish, do të mbeten në fuqi maksimalisht deri në pranverë të vitit të ardhshëm. /mia