Maqedoni
Sela: shqiptarët vendosin, kushtet tona të respektohen
30.12.2016 12:55
Kreu i LR-PDSh-së, Ziadin Sela, thotë se shqiptarët tashmë kanë kushte të qarta sepse situata aktuale me numrat e deputetëve...

Kreu i LR-PDSh-së, Ziadin Sela, thotë se shqiptarët tashmë kanë kushte të qarta sepse situata aktuale me numrat e deputetëve të partive maqedonase i ka kthyer ata në faktor vendosës.
Dhe kjo, sipas tij, u jep të drejtën për të mos koalicionuar me asnjë nga partitë që nuk do të pranojnë kërkesat e shqiptarëve.
Shqipja zyrtare, PPS dhe Gjykata Speciale, zgjidhja e proceseve të montuara politike janë kërkesa pa dakordimin e të cilave shqiptarët nuk duhet të pranojnë të hynë në qeverinë e ardhshme, thotë Sela.
“Faktori vendosës këtë radhë janë subjektet shqiptare. Këto 20 deputetë të partive shqiptare që janë kusht për secilën parti maqedonase për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, duke ndarë buxhetin me prerje lokale, diku përfaqësish 50% të TVSh-së t’i mbesë pushtetit lokal, Prokuroria Speciale të shndërrohet në kategori kushtetuese, po ashtu themelimin e Gjykatës Speciale, zgjidhjen e të gjitha procese të montuara politike, zhdëmtimi i tyre dhe në të njëjtën kohë edhe dënimi i përgjegjësve”,- deklaroi kryetari i LR-PDSh-së, Ziadin Sela.
