Maqedoni
Zaev: zgjodhëm jetën, për fëmijët tanë
30.12.2016 13:39
Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, në fjalimin e fundvitit drejtuar qytetarëve të Maqedonisë ka theksuar...

Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, në fjalimin e fundvitit drejtuar qytetarëve të Maqedonisë ka theksuar se gjatë vitit të ardhshëm qytetarët do të jetojnë jetën që meritojnë, sepse të njëjtit e kërkuan edhe gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
“Viti 2017 do të jetë vit i jetës sonë. Kemi kërkuar jetesë. Kemi këmbëngulur që jeta të kthehet dhe këtë e arritëm së bashku. Ne e filluam 2016-tën me shpresë se do arrijmë t’i motivojmë fëmijët tanë të jetojnë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Se do krijojmë kushte që të bëhemi të gjithë të barabartë. Ne kemi luftuar me votën tonë për një Maqedoni të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Nga viti 2017 do të fillojmë për të krijuar jetën që ne kemi zgjedhur. Të jetojmë të lirshëm! Të shprehemi lirshëm dhe të veprojmë lirshëm! Familjet të jenë financiarisht stabile! Fëmijët të jenë të buzëqeshur! Maqedonia të jetë një shoqëri e njerëzve të lumtur! Çdokush ka qenë i rëndësishëm, është i rëndësishëm dhe do të jetë i rëndësishëm! Vazhdojmë së bashku”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
