Botë

Pasqyrë e ngjarjeve më të rëndësishme në botë në vitin 2016

30.12.2016 15:00

2 janar - Arabia Saudite ekzekutoi 47 terroristë të akuzuar, mes të cilëve edhe imamin shiit Sheik Nimr al-Nimr

2 janar  - Arabia Saudite ekzekutoi 47 terroristë të akuzuar, mes të cilëve edhe imamin shiit Sheik Nimr al-Nimr
 
4 janar - Instituti gemologjik kolumbian e certifikoi safirin më të madh të kaltër të të gjitha kohëve, në 1404,49 karatë, të gjetur në një minierë në Sri Lankë në gusht të vitit 2015
 
6 janar - Koreja Veriore kumtoi se me sukses ka testuar armë termobërthamore
 
8 janar - Presidenti meksikan Enrike Penja Nieto paralajmëroi se sërish është arrestuar narkobosi Hoakin "El Çapo" Guzman, gjashtë muajve ai iku nga burgu
 
10 janar - Dejvid Bouvi (Xhouns), këngëtari dhe btekstshkruesi anglez (Majori Tom, Zigi Stardast) vdiq nga kanceri në moshën 69-vjeçare
 
10 janar - Në edicionin e 73-të të Globit të artë fituan I kthyeri, Marsiani, leonardo Dikaprio dhe Bri Larson
 
14 janar - Alan Rikman, aktor anglez (Die Hard, Harry Potter) vdiq nga kanceri në moshën 69-vjeçare
 
15 janar - Muzeu natyror shkencor amerikan në menhetën ekspozoi ekzemplar të ri të replikës së skeletit të dinosaurit Titanosauuru, i cili u zbulua në Argjentinë në vitin 2010, deri më tani dinosauri më i madh i njohur, i rëndë 70 tonë dhe i lartë 37 metra
 
15 janar - Ekstremistë islamik sulmuan një hotel në Uagadugu, në Burkina Faso, dhe vranë 28 dhe plagosën 56 persona
 
16 janar - Në orbitë u kultivua lulja e parë zinia, në Stacionin hapësinor ndërkombëtar me ndihmën e sistemit "vexhi" të NASA-s
 
23 janar  - Moti i lig solli nivel të lartë rekord të borës në 80 qytete amerikane (në Nju-Jork 75 cm, Uashington 65 cm,; jetën e humbën së paku 15 persona
 
23 janar - Epidemia e virusit zika në Brazil i kaploi edhe Kolumbinë, Ekuadorin, El Salvadorin dhe Xhamajkën, dhe u dha paralajmërimi që gratë të shtyejnë shtatzanitë së paku për dy vitet në vijim
 
26 janar - Moti i lig nëpër Azinë Lindore shkaktoi vdekjen e mbi 50 personave, ndërsa 60.000 u8dhëptarë u ngujuan në Korenë Jugore
 
1 shkurt - OBSH shpalli kërcënim global për shëndetin për shkak të përhapjes së shpejtë të sëmundjeve të shkaktuara nga virusi zika
 
1 shkurt - Alfabet, kompania amë e Google, e tejkaloi Apple si kompania më e vlefshme në botë (568 përkundër 535 miliardë dollarë) pasi që i shpallën rezultatet nga të ardhurat
 
1 shkurt - parlamenti i parë i zgjedhur i lirë në Mianmar në 50 vitet e fundit e pati mbledhjen e parë në Naj Pji Tau
 
3 shkurt - Presidenti amerikan Barak Obama për vizitë të parë në një xhami në SHBA - xhaminë e Komunitetit islam në Baltimor, Merilend
 
5 shkurt - Hakerë kompjuterik tentuan të vjedhin një miliardë dollarë nga Banka e rezervave federale në Nju-Jork, duke përdorur kode bankare nga Bangladeshi, por vjedhën 81 milionë dollarë para se autoritetet t'i ndalojnë
 
9 shkurt - Dy trena gjermanë udhëtarësh u ndeshën në afërsi të Bad Ajbling në Bavari, dhe jetën e humbën 10 ndërsa u lënduan 18 udhëtarë
 
10 shkurt - Qeveria e Venezuelës urdhëroi që mbi 100 mole të mbyllen përkohësisht në mënyrë që të kursehet rryma, për shkak të thatësisë që e shkaktoi El Ninjo
 
11 shkurt - Trazira ndërmjet narko karteleve rivale në një burg në Monterej, meksikë, 52 të vdekur
 
12 shkurt - Papa FGrançesku u takua me patriarkun Kiril në Havanë - takimi i parë ndërmjet një përfaqësuesi më të lartë katolik dhe ortodoks pas pothuajse 1,000 viteve
 
12 shkurt - Fixhi u bë vendi i parë i cili e ratifikoi marrëveshjen e KB-së për ndryshime klimatike (nënshkruar në paris në dhjetor të vitit 2015)
 
14 shkurt - Edicioni i 69-të i Çmimeve britanike për film dhe televizion (BAFTA), filmi më i mirë "The Revenant", regjisori më i mirë Alehandro Gonzales Inaritu
 
15 shkurt - Edicioni i 58-të i Çmimeve Gremi, kënga më e mirë "Thinking Out Loud" nga Ed Shiran, albumi më[ i mirë "1989" i tejlor Suift
 
16 shkurt - Ish-presidenti francez Nikollas Sarkozi është nën hetim për fonde ilegale në fushatë
 
17 shkurt - Sulm me automobil bombë ndaj në karvani ushtarak në Ankara, Turqi, nga ana e militantëve kurdë, 28 të vdekur
 
19 shkurt - Në moshën 84-vjeçare vdiq Umberto Eko, shkrimtar italian dhe filozof (autor i "Emri i trëndafilit")
 
20 shkurt - Një person i armatosur filloi të shtëna joselektive në Kalamazu, në Miçigen, vrau 6 persona
 
20 shkurt - Stuhia tropike Vinston e goditi Fixhin dhe jetën e humbën së paku 29 persona - stuhia më e fuqishme në historinë e hemisferës lindore me erëra të cilat fryen me shpejtësi 296 km në orë
 
21 shkurt - Bombardim i qyteteve siriane Homs dhe Damask, jetën e humbën 140 persona; përgjegjësinë e mori Shteti islamik
 
22 shkurt - 10 milionë njerëz mbetën pa ujë në Delhi pasi që pas protestës së kastave në Xhat u sabotua kanali për ujë Munak
 
26 shkurt - Zgjedhje në Iran: reformuesit dhe të amturit e morën kontrollin në parlament
 
28 shkurt - Shpërthim në një minierë thëngjilli në Severnaja, Vorkuk, Rusi, jetën e humbën 36 minatorë, mes të cilëve edhe 5 shpëtimtarë
 
28 shkurt - Edicioni i 88-të i Çmimeve filmike: filmi më i mirë "Spotlight", regjisori më i kirë Alehandro Inaritu, aktori më i mirë leonardo Dikaprio, aktorja Bri Larson
 
1 mars - Është publikuar lista e personaliteteve më të pasur të Forbsit: Bill Gejts është i pari me 75 miliardë dollarë, numri i miliarderëve në botë është zvogëluar për 1.810 persona.
 
2 mars - Astronauti amerikan Skot Keli dhe kozmonauti rus Mihali Kornienki u kthyen në Tokë pas pothuajse 340 ditë qëndrimi në kozmos; ky është rekord i ri në SNK.
 
5 mars - Në një sulm ajror amerikan janë vrarë 150 militantë të Al Shabab, në veri të Mogadishus në Somali.
 
9 mars - Kriza e emigrantëve: Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia i mbyllën kufijtë për emigrantët të cilët u përpoqen të mbërrijnë në Evropën Veriore.
 
13 mars - Një një sulm vetëvrasës me bomba në Stamboll, Turqi, jetën e humbën 37 persona.
 
14 mars - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin urdhëroi tërheqjen e trupave rusë nga Siria.
 
17 mars - Arkeologët publikuan zbulimin e varrezave të vjetra 2.500 vjeçare mbreti ushtarak i kohës së hekurit me 75 varreza në Anglinë Veriore.
 
20 mars - Barak Obama u bë presidenti i parë amerikan i cili e vizitoi Kubën pas vitit 1928, në një vizitë dyditore në ishull.
 
22 mars - Sulm vetëvrasës me bomba në aeroportin e Brukselit Zvantem, dhe në stacion e metrosë Maelbek, viktima janë 28 të vdekur dhe 260 të lënduar; përgjegjësinë e ndërmori SHI.
 
24 mars - Lideri i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq u shpall fajtor për gjenocidin gjatë masakrës në Srebrenicë në vitin 1995 dhe u dënua me 40 vjet robëri.
 
25 mars - Sulm vetëvrasës me bomba gjatë një ndeshje futbolli në Iskandaria, Irak; të paktën 32 të vdekur, përgjegjësinë e ndërmori SHI.
 
27 mars - Në një sulm vetëvrasës me bomba u vranë 70 persona në një park në Lahore të Pakistanit, përgjegjësinë e ndërmorën Xhamaat ul Ahar, organizatë e lidhur me talebanët.
 
3 prill - Publikohen Dokumentet e Panamasë - 11,5 milionë dokumente të besueshme të firmës së avokaturës ofshor Mosak Fonseka; kjo është rrjedhja më e madhe e të dhënave në histori.
 
5 prill - Kryeministri i Islandës Sigmundur David Gumlaugson dha dorëheqje pasi në Dokumentet e Panamasë u zbulua për konfliktin e tij të interesave.
 
6 prill - Në Meksiko lindi foshnja e parë me DNK prej tre prindërve përmes transferit mitokondrik.
 
10 prill - Shpërthimi i një zjarri të shkaktuar nga fishekzjarrët në tempullin Putingal në Kerala, Indi, jetën e humbën mbi 100 persona, ndërsa janë lënduar gjithsej 400 persona.
 
11 prill - Ndërprerja e zjarrit e mbështetur nga KB hyri në fuqi në Jemen në konflikt midis kryengritësve huti të mbështetur nga Irani dhe forcat qeveritare
 
12 prill - Sukses midis yjeve: shkencëtarë dhe sipërmarrës të internetit, në mesin e të cilëve edhe Juri Milner, Stiven Hoking dhe Mark Cukerberg, paralajmëruan projekt midis yjesh për dërgimin e fluturakes-robot në Alfa Kentaur.
 
21 prill - Prins (Roxher Nelson), këngëtar amerikan, muzikant dhe tekstshkrues (autor i albumeve "1999" dhe "Purple rain"), vdiq në moshën 57-vjeçare.
 
29 prill - Raundi i dytë i zgjedhjeve në Iran u mundësoi të maturve dhe reformuesve shumicë në parlament.
 
5 maj - Zjarre pyjore në Fort Merkmarej: shteti kanadez Alberta shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa evakuimi i 80.000 personave vazhdoi
 
8 maj - Liberali Sadik Kan u zgjodh për prefekt të Londrës - prefekti i parë mysliman i një qyteti perëndimor
 
10 maj - Nga klinika indiane për fekondim publikuan se një grua 70-vjeçare me sukses ka lindur një foshnje mashkull
 
11 maj - Senati brazilian votoi për suspendim të presidentes Dilma Rusef dhe mbylljen e saj për shkak të keqpërdorimeve në buxhet
 
12 maj - Nënpresidenti i Brazilit, Miçel Temer, u bë president i përkohshëm i vendit pas votimit për impiçment të Dilma Rusefit
 
21 maj - Mulla Akatar Muhamad Mansur, lideri i talebanëve afganë kinse është vrarë në një sulm amerikan me dron në Pakistan
 
21 maj - Një aeroplan i IxhiptEr të fluturimit MS804 u zhduk mbi Mesdhe në fluturimin nga Parisi deri në Kajro
 
22 maj - Edicioni i i 69-të i Festivalit të filmit të Kanës: filmi "Unë, Daniell Bllejk" nga Ken Llouç e fitoi Palmën e Artë
 
22 maj - Kandidati i pavarur Aleksander Van der Belen e fitoi Norbert Hofer nga Partia e Lirisë, me dallim prej vetëm 31.000 votave dhe u bë president në zgjedhjet në Austri
 
27 maj - Për tre ditë, tre anije me migrantë janë përmbysur në Mesdhe, janë mbytur 700 persona
 
1 qershor - U hap tuneli Gotard në Zvicër - tuneli më i gjatë (57 km) dhe më i shtrenjtë në botë (11 miliardë euro)
 
3 qershor - Ndërroi jetë Muhamed Ali (Kasius Klej), boksier amerikan në kategori të rëndë (1964-1973, 1974-1980), në moshën 74-vjeçare, i cili vuante nga shoku septik i shkaktuar nga sëmundje respiratore
 
3 qershor - Reshje të rrëmbyeshme njëjavëshe të shiut në Gjermani dhe Francë, në të cilat jetën e humbën 10 persona dhe u mbyllën muzetë në Paris afër Senës, midis të cilëve edhe Luvër
 
5 qershor - Zvicra votoi referendum dhe e aprovoi propozimin që çdo qytetari zviceran t'i garantohen të ardhura mujore nga 2.500 franga zvicerane
 
7 qershor - Një sulm me automobil ndaj një autobusi policor në Stamboll, jetën e humbën 11 policë
 
9 qershor - Presidenti Barak Obama zyrtarisht e mbështeti Klintonin si kandidat i demokratëve për president të SHBA-së
 
9 qershor - Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi kumtesë me këshillë për anulim të shtatzanisë në rajonet e përfshira me virusin zika
 
12 qershor - Një terrorist i cili u prononcua si mbështetës i Shtetit Islamik, hapi zjarr në një gej klub në Orlando, të Floridës, dhe vrau 19, ndërsa plagosi 53 persona - kjo është vrasja më e madhe masive me të shtëna në historinë e SHBA-së
 
16 qershor - Deputetja britanike, liberlarja Xho Koks, u plagos dhe u vra para spitalit në njësinë e saj zgjedhore në Birstall, në Jorkshirin Perëndimor
 
18 qershor - Kapsolla "Sojuz" u kthye në Tokë nga Stacioni kozmik ndërkombëtar, me astronautin britanik Tim Pik, rusi Juri Malençenko dhe amerikani Timoti Kopra, pas qëndrimit 186-ditë në kozmos
 
20 qershor - Roma e zgjodhi 37-vjeçaren Virxhinia Raxhi (nga lëvizja Pesë yje) si femra e parë dhe njëherit prefektja më e re
 
23 qershor - Nënshkruhet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit midis qeverisë kolumbiane dhe kryengritësit nga FARK - me ç'rast iu dha fund konfliktit 50-vjeçar
 
23 qershor - Britania e Madhe votoi për braktisje të Bashkimit Evropian në referendumin "Bregzit"
 
23 qershor - Stuhi dhe përmbytje të mëdha në Virxhininë Perëndimore, SHBA, jetën e humbën 24 persona
 
24 qershor - Kryeministri britanik Dejvid Kameron dha dorëheqje pasiqë Britania e Madhe votoi braktisje të BE-së
 
26 qershor - Qyteti Falluxha u lirua nga kontrolli i Shtetit Islamik pas fushatës njëmuajshe të kryesuar nga forcat irakiane
 
28 qershor - Zgjedhje rpesidenciale në Islandë, fitoi profesori i historisë Gudni Johaneson
 
28 qershor - Sulme vetëvrasëse me bombë dhe një sulm i armatosur në aeroportin Kemal Ataturk në Stamboll, jetën e humbën 42, ndërsa u plagosën më shumë se 200 persona
 
30 qershor - Kandidatë politik britanikë e paralajmëruan garën e tyre për lider të Partisë Konservative, midis të cilëve ishin edhe Tereza Mej dhe Majkëll Gouv; Boris Xhonson hoqi dorë
 
1 korrik - Militantë islamikë morën një kafe bar në Daka, Bangladesh, vranë 20 pengje dhe dy policë, në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e vendit
 
2 korrik - Një kamion-bombë i madh në Bagdad vrau të paktën 125 persona, dhe plagosi 150; përgjegjësinë e mori Shteti Islamik
 
5 korrik - FBI publikoi raport në të cilin pohohet se Hilari Klinton ka qenë "jashtëzakonisht e pakujdesshme" në përdorimin me e-mesazhet sekrete, por nuk vazhdoi ndjekja e mëtejshme kundër saj
 
6 korrik - U publikuar Raporti Çilkot, dokument britanik për luftën në Irak: në të është përfshirë deklarata e Toni Blerit se ai ka qenë rast i tepruar dhe se vetë ai ka qenë i papërgatitur
 
6 korrik -Pokemon Go, loja mobile në botë reale, për herë të parë u lëshua në qarkullim
 
9 korrik - Në Dallas, Teksas, një person i armatosur ka vrarë pesë policë, ndërsa ka plagosur edhe disa të tjerë gjatë marshit protestues kundër vrasjeve policore të afroamerikanëve
 
13 korrik - Tereza Mej u zgjodhj për kryeministre britanike nga deputetët e Partisë Konservative 
 
15 korrik - Në një tentim të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi, jetën e humbën pothuajse 300, ndërsa pastaj u arrestuan edhe mbi 6.000 persona
 
16 korrik - kandidati i republikanëve për president, Donald Tramp, e paralajmëroi guvernatorin e Indianës, Majk Pens si partner dhe nënpresident për garën presidenciale
 
22 korrik - Hilari Klinton e paralajmëroi senatorin nga Virxhinia, Tim Kejn, si partner të saj dhe nënpresident në garën presidenciale
 
23 korrik - Një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul gjatë marshit protestues, jetën e humbën 80 persona, përgjegjësinë e mori Shteti Islamik
 
29 korrik - Hilari Klinton në Konventën demokratike në Filadelfia e pranoi nominimin nga Partia Demokratike për president të SHBA-së - ajo është femra e parë për kandidat presidencial nga partia e madhe
 
30 korrik - Një balon në ajër të ngrohtë u rrëzua mbi përçuesit elektrik në afërsi të Lokhartit, Teksas, jetën e humbën të gjithë 16 udhëtarët
 
5 gusht - Fillim zyrtat i lojërave të 31-ta Olimpike në stadiumin Marakana, në Rio de Zhanejro, Brazil
 
9 gusht - Përfundoi greva më e gjatë e urisë pasi aktivisti për të drejta të njeriut Irom Sharmila pas 16 viteve për herë të parë provoi mjaltë
 
12 gusht - Kana u bë pushimorja e parë franceze e cila ndaloi burkat
 
13 gusht - Notuesi amerikan Majkëll Fellps e përfundoi karrierën e tij në Olimpiadën në Rio, duke e fituar medaljen në 4x400 m, me ç'rast u bë sporti më i dekoruar në historinë e Lojërave Olimpike
 
16 gusht - Shpërtheu një zjarr pyjore në San Bernardino kaunti, në Kalifornia, u dogjën 15.000 hektarë dhe u evakuuan 82.000 persona
 
17 gusht - Ujëra nga përmbytjet në Lujziana filluan të tërhiqen, jetën e humbën 13 persona dhe u dëmtuan 4.000 shtëpi
 
20 gusht - Një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin turk Gaziantep gjatë një ahengu dasmor, jetën e humbën të paktën 51 dasmorë
 
21 gusht - Lojërat e 31-ta Olimpike u mbyllën në stadiumin Marakan në Rio de Zhanejro
 
24 gusht - Astronomët publikuan zhbulim të një planeti të ngjashëm me Tokën, të quajtur Proksima B, i cili orbiton në yllësinë Proksima kentaur
 
24 gusht - Tërmet me magnitudë prej 6,2 ballëve e goditi Italinë Qendrore, në verilindje të Romës, dhe e humbën jetën 268, ndërsa u lënduan 400 persona
 
29 gusht - Policia bregdetare italiane publikoi se kanë shpëtuar 6.500 migrantë në 40 incidente të ndara, vetëm për një ditë, nga bregu i Sabratas në Libi
 
31 gusht - Senati brazilian votoi impiçment për presidenten Dilma Rusef, me ç'rast ajo u largua nga funksioni më i lartë shtetëror
 
2 shtator - Islam Karimov, president i Uzbekistanit (1991-2016) vdiq në moshën 78 vjeçare.
 
4 shtator - Në moshën 53 vjeçare vdiq Dejvid Braun, kitarist në grupin Karlos Santana.
 
4 shtator - Nënë Tereza u kanonizua nga Papa Francisku në ceremoni në Vatikan.
 
17 shtator - Sulm terrorist me bombë në Çelzi, Nju-Jork, e humbën jetën 53 persona.
 
18 shtator - Në komunat ruse, partia Rusia e bashkuar e mbështetur nga presidenti Vladimir Putin, fitoi 54 për qind nga vendet në parlament, ndërsa kryeministër ishte Dimitri Medvedev.
 
21 shtator  - Drejtori ekzekutiv i Fejsbukut, Mark Zukerberg dhe bashkëshortja e tij Prisila Çen premtuan se do të ndajnë tre miliardë dollarë për hulumtime mjekësore për "trajtimin, parandalimin dhe kontrollin e të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit".
 
28 shtator - Shimon Perez, ish kryeministër i Izraelit (nga Partia Laburiste), president (2007-2014) dhe fitues i Çmimit Nobël për paqe në vitin 1994, vdiq nga sulmi në tru në moshën 93 vjeçare.
 
28 shtator - Uragani Mejtu, i cili u formua rreth ishujve Vindvard, mbyti 100 njerëz në Haiti, në Karaibe dhe në SHBA.
 
2 tetor - Kolumbia në referendumin kombëtar votoi kundër marrëveshjes paqësore me organizatën kryengritëse FARK.
 
3 tetor - Joshinori Oshumi e fitoi Çmimin Nobël për mjekësi për hulumtimet të autofagjisë.  
 
7 tetor - Presidenti kolumbian Huan Manuel Santos e fitoi Çmimin Nobël për paqe për përpjekjet t'i jepet fund konfliktit me FARK.
 
8 tetor - 140 njerëz u vranë në një sulm ajror gjatë lutjes së mëngjesit në Sanë, Jemen.
 
10 tetor - Çmimi Nobël për ekonomi i është ndarë britanikut Oliver Hart dhe finlandezit Beng Holmstrom për punën nga teoria e marrëveshjeve.
 
13 tetor - Tekst shkruesi amerikan Bb Dilan është shpallur fitues i Çmimit Nobël për literaturë.
 
24 tetor - Në një sulm vetëvrasës me bombë e humbën jetën 61, ndërsa u lënduan 117 njerëz në akademinë për trajnime policore në Kueta, Pakistan. Përgjegjësinë e mori SHI.
 
25 tetor - Katër persona e humbën jetën nga kolabimi i lojërave në parkun e argëtimi Drimlend, Kvinslend, Australi.
 
27 tetor - Tërmet me fuqi prej 6,6 ballë sipas Riterit e goditi Italinë. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në 36 vitet e fundit.
 
30 tetor - Kanada dhe BE-ja nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë kundërshtar i vetëm i të cilës ishte Belgjika.
 
31 tetor - Parlamenti i Libanit e zgjodh Miçel Aoun për president pas 2 vite e gjysmë pa lider.
 
7 nëntor - Lenard Koen, shkrimtar dhe këngëtar kanadez vdiq në moshën 82 vjeçare.
 
14 nëntor - Tërmet me magnitudë prej 7,8 ballë  e bllokoi qytetin Kjakura, në Zelandën e Re, e humbën jetë dy persona, ndërsa fundi i detit u ngrit për katër metra.
 
20 nëntor - Miku i presidentes koreanojugore Park Geun-Hju , kontroversi Çoj Sun-Siul është akuzuar për keqpërdorim të pushtetit dhe ryshfet, njëkohësisht u kërkua impiçment për presidenten.
 
25 nëntor - Fidel Kastro, revolucionari kubanes, kryeministër (159-1976) dhe presidenti (1976-2008), vdiq në moshën 90 vjeçare.
 
28 nëntor - Aeroplani i cili transportonte futbollist nga klubi Çapekende u rrëzua në afërsi të Medelinit, Kolumbi, e humbën jetën 71 lojtarë dhe gazetarë.
 
29 nëntor - Ish NFL lojtari Daren Sharper , u dënua me 20 vjet burg për shkak një seri përdhunimesh.
 
30 nëntor - UNESKO e vendosi birrën belge në listën e trashëgimive kulturore.
 
1 dhjetor  - Princesha Maha Vajralongkorin është kurorëzuar për mbretëreshë e Tajlandës, ajo e trashëgoi babin e saj mbretin Bumibol Aduladexh.
 
1 dhjetor - KB pranoi se paqeruajtësit e tyre janë fajtor për epidemi e kolerës në Haitit në vitin 2010. kur vdiqën 30.000 njerëz.
 
2 dhjetor - Zjarr gjatë festës në një depo në Ouklend , SHBA, e humbën jetën 36 persona.
 
3 dhjetor - Armata amerikane vendosi se nuk do të lejojë në Dakotën Veriore të ndërtohet naftë përçues, pas protestave disa mujore të fisit indian Sijukisi.
 
4 dhjetor - Austria e zgjodhi liberalin e sapozgjedhur Aleksander Van der Belen për president pasi zgjedhjet fillestare në maj u anuluan.
 
4 dhjetor - Kryeministri i Zelandës së Re, Xho Ki, dha dorëheqje pas tetë viteve në pozitë.
 
7 dhjetor - Kryeministri italian Mateoi Renci dha dorëheqje tre ditë pas humbjes në referendumin për reformim të kushtetutës.
 
7 dhjetor - Një aeroplan i kompanisë ajrore ndërkombëtare u rrëzua në lindje nga Islamabadi, e humbën jetën 48 udhëtarë, mes të cilëve ishte edhe këngëtari i cili më vonë u bë klerik Xhunaid Xhamshed.
 
7 dhjetor - Tërmet me fuqi prej 6,5 ballë e goditi provincën Akeh në Indonezi, e humbën jetën të paktën 97 persona. 
 
10 dhjetor - Sulm terrorist me bombë para stadionit në Stamboll, e humbën jetën 38, janë lënduar 45.
 
10 dhjetor - Bob Dilen i cili e fitoi Çmimin Nobël për literaturë, nuk u paraqit në[ ceremoninë e ndarjes në Stokholm.
 
11 dhjetor - Bombë në kapelë në Kajro, Egjipt e humbën jetën 25, ndërsa u lënduan 45 fetarë.
 
11 dhjetor - Kirgistani votoi në referendum për ndryshimin e kushtetutës me çka do t'i jepej qeverisë autorizime më të mëdha.
 
12 dhjetor - Bil Inglish dha betim si kryeministër i Zelandës së Re dhe e trashëgoi Xhon Ki.
 
12 dhjetor - Paolo Xhentiloni dha betim si kryeministër i Italisë, ai vjen pas Mateo Rencit.
 
17 dhjetor -  Henri Hjamlih, kirurgu amerikan dhe shpikës i intervenimit Hejnrihovit, vdiq në moshën 90 vjeçare.
 
18 dhjetor - Za Za Gabor (Sari Gabor), aktorja hungareze vdiq në moshën 90 vjeçare.
 
19 dhjetor - Ambasadori rus në Turqi u vra në galerinë e arteve në Ankara nga një atentator turk.
 
19 dhjetor - Një kamion hyri në panairin e krishtlindjeve në Berlin dhe vrau 12 ndërsa lëndoi 48 vizitorë.
 
25 dhjetor - Vdiq Xhorxh Majkëll, këngëtar britanik me orgjinë greke, AI kishte 53 vjet.
 
29 dhjetor - Është arritur marrëveshje për ndërprerjen e zjarri në Siri, garantët e të cilës do të jenë Rusia dhe Turqia, që hyri në fuqi në mesnatë 30 dhjetor./mia