Festat e fundvitit, dhurata për fëmijët pa prindër

30.12.2016 16:54

Ndërmarrja nga Tetova “Ceacong” ka ndarë dhurata në Shtëpinë e fëmijëve pa prindër....

Ndërmarrja nga Tetova “Ceacong” ka ndarë dhurata në Shtëpinë e fëmijëve pa prindër “11 nëntori” në Shkup për t’i gëzuar fëmijët në festat e fundvitit.

“Së pari filluam nga spitali i Tetovës, pastaj në Gostivar, më herët ishim në spitalin “Kozle”, tani momentalisht gjendemi në Shtëpinë e jetimores “11 nëntori” dhe në fund do të vazhdojmë për në fshatin e themeluesit të firmës në Dobrosht, ku edhe aty gjithashtu do të dhurojmë dhurata”,- deklaroi Ermal Qamili.

“Çdo ditë kemi këngë dhe muzikë, dhurata të ëmbla për çdo fëmijë. Një faleminderit i madh shkon edhe për donatorët e ditës së sotshme që i kanë gëzuar fëmijët me dhurata të bukura. Mendoj që Babagjyshi dhe princezat  që i argëtojnë fëmijët tanë kanë bërë një atmosferë jashtëzakonisht të mirë”,- theksoi drejtoresha e Shtëpisë së fëmijëve pa prindër “11 nëntori”, Ristenka Atanasova.

Sipas saj, në Jetimoren “11 nëntori” çdo ditë ka festë nga donatorë të ndryshëm në mënyrë që këta fëmijë në asnjë koment të mos ndjejnë mungesën e prindërve, por të shijojnë atmosferën festive. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)