Qyteti i Shkupit ndan dhurata, rroba të ngrohta për rreth 50 bonjakë

30.12.2016 17:04

Rreth pesëdhjetë persona të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e Pikës....

Rreth pesëdhjetë persona të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e Pikës dhe Strehimores për bonjakë në Momin Potok sot morën pako me rroba të ngrohta.

Bluza të ngrohta, shall e doreza dhe thasë për fjetje ishin pjesë e pakove që tradicionalisht në vigjilje të festave të Vitit të Ri i ndan Qyteti i Shkupit.

"Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit vazhdimisht e ndihmon punën e kësaj qendre me nga 500 mijë denarë në vit, ndërsa kjo mbështetje e jona do të vazhdojë edhe në të ardhmen”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili sot e vizitoi këtë pikë.

Deri më tani, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, tetë persona kanë fituar angazhime pune në ndërmarrjet publike dhe paralajmëroi se edhe në të ardhmen t'u ndihmojnë kësaj kategorie të qytetarëve.

Nga sot e deri në përfundim të valës së të ftohtit, pika do të jetë e hapur 24 orë me qëllim që t'u dalë në ndihmë bonjakëve, të cilët në numrin e telefonit 3/139-578 mund ta thirrin ekipin e pikës, i cili do t'i marrë nga vendi ku ndodhen.

Nga Kryqi i Kuq paralajmërojnë se vitin e ardhshëm kësaj kategorie të qytetarëve do t'u ofrojnë ndihmë juridike që të mund të vijnë deri në dokumente dhe më lehtë të mund të integrohen në shoqëri.