Maqedoni

Dita e fundit e vitit 2016, miljona njerëz sonte në mesnatë presin vitin e ri

31.12.2016 12:25

Atmosfera festive nuk do të mungojë në sheshet e shum qyteteve në botë, në qendrat turistike, restorante, apo në atmosferë familjare në shtëpi...

Gjithsesi do të festojnë edhe qytetarët e vendit, por kësaj rradhe jo në sheshin e kryeqendrës pasi Qyteti i Shkupit e anuloi festën qendrore për natën e Vitit të Ri që ishte planifikuar të mbahet në sheshin "Maqedonia".  

Rreth dy milionë denarë të cilat janë planifikuar për organizimin e pritjes, do të dhurohen për qëllime humanitare.

Megjithatë, nuk munguan organizimet për më të vegjlit në rrugën "Maqedonia" që nga orët e paradites si shfaqe, lojëra për fëmijë, shou magjik, parkalim të Vitit të Ri dhe gjithsesi e tër kjo me ardhjen e gjyshit të Vitit të Ri.

Poashtu qytetet e vendit janë zbukuruar me elemente dekoruese dhe ndriçim special. Ndërsa pjesë e atmosfersë festive gjithsesi janë edhe urimet për shëndet dhe suksese në vitin e ri.