Botë

Viti 2016, ngjarjet më të rëndësishme në skenën gjeopolitike

31.12.2016 14:31

Vitin që po e lëmë pas u karakterizua nga disa zhvillime të rëndësishme në skenën gjeopolitike ndërkombëtare...

Duke nisur nga 3 janarit 2016, kur Irani dhe Arabia Saudite ndërpresin marrëdhëniet diplomatike si pasojë e sulmit ndaj ambasadës saudite në Teheran të shkaktuar nga protestat prej ekzekutimit kapital në Riad të liderit shiit Nimr-al-Nimr.
 
Më 16 janar, Partia Demokratike Progresiste  fiton zgjedhjet në Tajvan dhe Presidentja Tsai Ing-Wen bëhet gruaja e parë në pushtet në një vend të gjuhës kineze. Rezultati elektoral ishte edhe një humbje e politikës së afrimit të Tajvanit me Kinën.
 
Më 12 shkurt, Papa Françesku dhe Patriarku i Moskës Kirill takohen zyrtarisht për herë të parë në Havanë për nënshkrimin e një deklarate ekumenike për paqen në Lindjen e Mesme dhe pajtimin midis besimeve të krishtera, por që nuk rezultoi me sukses.  
 
Më 22 mars, 3 sulme terroriste trondisin Brukselin, duke shkaktuar 32 të vdekur dhe mbi 250 të plagosur. Operacioni ishte ndikuar nga Shteti Islamik.
 
Më 2 prill, përplasjet e reja midis forcave të armatosura armene dhe azerbajxhane në Nagorno Karabakh shkaktojnë mbi 190 viktima. Më 23 qershor britanikët në një referendim u përfaktuan të braktisin Bashkimin Europian. Brexit grumbulloi 51.8% të votave. Megjithatë, Skocia dhe Irlanda e Veriut nxjerrin një afirmim të fortë të zgjedhjes europjane.
 
Më 14 korrik, një terrorist në drejtim të një mauneje përplaset në Nicë me turmën e mbledhur përgjatë Promenade des Anglais me rastin e festës kombëtare, duke shkaktuar 86 viktima. Atentati u mor përsipër nga Shteti Islamik.
 
Më 15 korrik, Sektorë të forcave të armatosura turke tentojnë një grush shteti për të përmbysur Presidentin Erdogan. Qeveria e ruan kontrollin e vendit dhe e shtyp revoltën pas çka pasuan arrestime të shumta të përkrahësve të Fetulla Gylen që u akuzua si koka e grushtështetit.
 
Më 31 gusht, Senati brazilian miratoi procedimin me aktakuzën dhe largimin nga posti i presidentes për Dilma Rousseff, e akuzuar se kishte falsifikuar deficitin e bilancit vjetor.
 
Më 4 shtator, vdes në Tashkent Presidenti yzbek Islam Karimov, për pothuajse 3 dekada lideri i vetëm i Yzbekistanit para dhe passovjetik.
 
Më 3 tetor, fitore e jo-së në Kolumbi në referendumin për miratimin e marrëveshjeve të nënshkruara me FAERC-un nga Presidenti Santos, të cilit i është dhënë edhe Nobeli për Paqen. Për shkak të votës popullore, marrëveshja më pas do të rishikohet pjesërisht dhe do të miratohet përfundimisht.
 
Më 8 nëntor, Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhepse anketat e avorizonin rivalen e tij Hillari Klinton.  
 
Më 25 nëntor, vdes në Havanë lideri i revolucionit kubanez Fidel Castro, I cili qëndroi në pushtet që nga janari I viti 1959 deri në shkurt të vitit 2008.
 
Më 19 dhjetor, u vra ambasadori rus në Ankara nga ana e një ish polici, ndërsa në Berlin një maune merr përpara një treg krishtlindjesh në qendrën e qytetit, duke shkaktuar të paktën 12 viktima.
 
Ndërsa më 22 dhjetor, komanda e përgjithshme e forcave proqeveritare siriane njofton marrjen përfundimtare të Alepit: rrethimi përfundon vetëm pas mbi 4 vjetësh, me një bilanc prej më shumë se 31000 viktimash dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të qytetit të vjetër mijëravjeçar, me statusin pasuri e njerëzimit nga UNESCO.
 
FARIJE DAUTI BAKIU