MAQEDONI

Sela: Është momenti për bashkimin e votës shqiptare

06.05.2014 18:36

Kryetari i Struges Ziadin Sela në një intervistë për TV Ora News vlereson se është momenti i volitshëm për bashkimin e votës shqiptare...

Kryetari i Struges Ziadin Sela në një intervistë për TV Ora News vlereson se është momenti i volitshëm për bashkimin e votës shqiptare, me qëllim të realizimit të interesave kombëtare.
 
Sipas Seles VMRO-DPMNE-ja e ka obligim   kushtetues që të formojë qeverinë dhe madje edhe t’i lusë subjektet politike shqiptare per pjesmarrje ne qeverine e re. Ne asnje menyre subjektet shqiptare nuk duhet ti luten Gruevskit per te qene pjese e qeverise  vlereson Sela.    
                                                                                                                   
“Mua më duket absurde që një subjekt politik i konkurron subjektit tjetër politik. Këtu është ky padroni VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski i cili ulet në  tryezë dhe pret kush do t’i hyjë paradite dhe kush t’i hyjë pasdite. Duhet me ndryshuar një mendësinë politik”, shprehet kryetari i komunes se Strugës, Ziadin Sela.
 
Sipas Seles, cdo vardisje qe i behet Gruevsit nga ana e PDSH-se pa pasur garanci se do te realizohen ato qe jane premtuar gjate fushates, eshte vetem ulje e pazarit politik te subjektit te vertete fitues te zgjedhjeve ne bllokun shqiptar.
 
“Në qoftë se Menduh Thaçi është në gjendje me 7 deputetë të bëhet pjesë e qeverisë dhe në qoftë se garantoni që brenda 100 ditëve do të bëjë ndryshimet kushtetuese, që të rregulloj vendimmarrjen, që të rregulloj gjuhën shqipe, që të debllokoj procesin euro-integrues le të bëhet prej sot. Në qoftë se nuk ka premisa për t’i bë këto gjëra, mos ja ulë pazarin BDI-së. Le t’ia jap 7 mandatet e veta, t’i thotë urdhëro zoti Ali Ahmeti, kërkove 22 deputetë unë po t’i jap edhe 7 i bën 26, e ke zërin e gjithë shqiptarëve  dhe të paktën për 6 muaj, bëje gjuhën shqipe zyrtare në gjithë shtetin dhe rregulloje çështjen e emrit”, shprehet kryetari i komunes se Strugës, Ziadin Sela.   
 
Sela ka komentuar edhe zhvillimet e brendeshme ne PDSH duke ripotencuar  se është koha Menduh Thaçi të largohet nga kryesimi i partise. 
 
“Menduh Thaçi ka ardhur koha që të largohet me ndër prej PDSH-së . PDSH-ja mund ta shpall kryetar nderi Menduh Thaçin, dhe duhet kriju mundësia sepse vet qasja që ai ka është ofenduese. Në momentin që unë do them se unë jam më i miri, jam më kombëtari, i bie që kam punë me një pjesë tjetër të cilët nuk janë kombëtarë, janë tradhtarë  dhe vetëm unë qenkam më i miri. Mua më vjen keq ta them por ta etiketosh tjetrin me fjalë të rënda, tradhtarë, ose unë e bërë, këto janë premisa të diktatorëve”, shprehet kryetari i komunes se Strugës, Ziadin Sela.        
 
Sela gjithsesi thote se personalisht  nuk do të heq dorë asnjëherë nga PDSH-ja ndersa sipas tij idete per bashkimin ne nje parti te subjekteve politike shqiptare ne Maqedoni nuk do te kontribonin per zgjidhjen e ceshtjeve te shqiptareve te cilet sipas tij kane nevoje per nje opozite te forte.
 
FLORIJE KAMBERI