Maqedoni
Miljona njerëz sonte presin vitin e ri 2017 atmosfer festive edhe në Maqedoni
31.12.2016 17:09
Miliona njerëz ne botë sonte në mesnate do të presin ndrimin e motmoteve, qoft në ambiente familjare, qoftë në ambiente festive në lokale të ndryshme. Atmosfer festive edhe në kryqendëren e vendit...

Lëvizja e madhe e qytetarëve tregon për atmosferën festive që mbizotëron në Maqedoni. Gjithandej vërehet një entuziazëm për natën më të hareshme të vitit. Të anektuarit në të shumtën e rasteve parapëlqejnë ndrrimin e motemoteve ta presin në atmosferë familjare, por pavrësisht kësaj të gjithë shpresojnë se vitin tjetër do ti lënë pas të gjitha hallet dhe brengat e vitit të kaluar dhe me energji pozitive do të hapërojnë në vitin 2017.
“Në shtëpi nuk ka të holla për të festuar nëpër lokale”...
“Unë bahsk me familjen teme sonte do të jem në qendër. Atje është shumë mirë, me pelëqen hidhja e fishekzjarëve në mes nate”...
“Normalisht, në ambiente dhe atmosfer familjare”...
“Në shtëpi do të qendroj, nuk do të përgaditemi diçka të veçantë për këtë nat, por familjarisht do të mblidhemi”...
“Ndrimin e motemoteve do ta presim me familjen në shtëpi, më herët festonim jashtë, por viteve të fundit parapëlqejm që ndrrimin e motmoteve të presin në shtëpi”, thanë qytetarët e anketuar.
E për ata që parapëlqejnë të festojnë në lokale, kafiteritë dhe restorantet kanë përgatitur program të pasur festive me këngëtar dhe dixhejtë të njohur.
“Këtë vit kemi vendosur që mbrëmje klasike për vitin e ri të mos organizojm, por të jemi përqednruar vetëm me orgnaizimet ditore ku do të kemi muzik e gjallë akustike dhe dixhej. Organizimi është i madh dhe i gjithë lokali është i rezervuar”, tha Jeton Sinani, pronar i lokalit.
“Jemi bërë gati për naten me të hareshme të vitit,. Ne këto kemi orgnaizuar dy lloj festime e para gjatë ditës, ku lokali është i hapur për të gjithë dhe manifestimi qendror i vitit të ri, ku deri tani kanë rezervuar rreth 220 persona”, tha Ivan, pronar i lokalit.
Për herë të parë në sheshin kryesor në Shkup nuk do të organizohet manifestimi tradicionale për pritjen e vitit të ri, për shkak se autoritetet e Shkupit vendosën të gjitha mjetet financiare për orgnaizimin e kësaj feste, ti dhurojnë për aksione humanbtirare.
Por gjat ditës së sotme rrugëve të kryeqendrës nuk munguan aktivitetet festive, sidomos për fëmijët. Në mesnatë, kur akrepet e orës do të bashkohen edhe në Shkup nuk do të mungoj hedhja tradicioanle e fishekzjarrreve.
REXHEP QAMILI
