Maqedoni

Urime për vitin e ri 2017 nga Ahmeti, Kasami, Zaev, e Gruevski

31.12.2016 17:24

Me rastin e ndrrimit të motmoteve nuk kanë munguar edhe urimet nga politikanët dhe kreu shtetëror.

Duke uruar mbarësi, shëndet dhe mirëqenie, për të gjith qytetarët lideri i BDI-së Ali Ahmeti thekson se ga viti që po lëme pas, do të nxjerrim mësimet e duhura për tu përballur me sukses me sfidat e vitit që po vjen.
 
"Na pret një betejë për një shoqëri më demokratike, me kohezion më të madh politik e shoqëror. Një betejë që duhet të na gjej më të bashkuar, një betejë që duhet fituar për femijët tanë, për vete dhe për brezat e ardhshëm. Jam besimplot se me frymë bashkëpunimi, me vullnet të përbashkët dhe me një bashkërendim mes forcave politike mund t’i perballojmë sfidat për një të ardhme më të mirë, më te sigurtë, më të qëndrueshme dhe më të barabartë, një të ardhme ku ëndrra e shqiptarëve për të qenë pjese e familjes së madhe evropiane do të jetë realitet", thekson në urimin e tij të fundvitit lideri I BDI-së Ali Ahmeti.
 
Ndërsa Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke uruar me rastin e ndrrimit të motmoteve thekson: “Të nderuar shqiptarë, të nderuar qytetarë, në këtë ditë të ndërrimit të motmoteve, përfitoj nga rasti t’u uroj që 2017-ta të jetë për të gjithë një vit i paqes, suksesit, begatisë dhe mirëqenies".
 
Kanë uruar edhe Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët, kryetari i RDK-së Vesel Memedi, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ai i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, presidenti i vendit Gjorge Ivanov dhe Kryeminsitri Emil Dimitriev.