Maqedoni

Kalaja e Tetovës, muri drejt shembjes, autoritetet sërisht premtojnë

31.12.2016 17:46

Kalaja e qyteti të Tetovës është ndërtuar në vitin 1820, nga Abdurahman Pasha, i ka mbijetura shekujve por duket se simboli hitorik i qytetit, nuk po i mbijeton dot kohës sonë...

Kalaja po shkatërrohet gradualisht , po shndërrohet  në gërmadha gurësh të mëdhenj ,  të cilët rrezikojnë edhe ata  banorë që frekuentojnë ditëve të vikendit këtë pjesë të qytetit. Rreziku më I madh është nga shembja e murit rrethues të Kalasë.
 
Edhe për kundër premtimeve të shumta nga Ministria e Kulturës , që shumë shpejtë do të fillojn më ndërtimin e murit të Kalasë ne Tetovë,  një gjë e tillë nuk shihet.
 
Sekretari shtetëror në Ministrin e Kulturës Bexhihudin Shehapi , thotë se po punohet në këtë drejtim dhe në 2017,  sipas tij , do fillohet  me ndërtimin e murit . Vonesat e deritanishme Shehapi i  arsyeton me borxhe të prapambetura dhe kohës së papërshtatshme për intervenim tani në dimër .
 
“Ne në kuadër të programit 2017-të kemi planifikuar, mjete për rregullimin e murrit rrethor në drejtim të Veri-Perëndimit, aty ku para disa viteve kemi bërë rikonstruimin e Imaretit ose Tryezës së Kazermës dhe ky aktivitet do vazhdoj edhe më tutje. Janë disa çështje që pengojnë përshpejtimin e punës në përgjithësi, është ridestinimi i mjeteve ose eventualisht disa shlyerje  të borxheve dhe një periudhë që nuk është e përshtatshme për intervenim në tërësi në Kala. Do bëjmë përpjekje maksimale që Kalaja e Tetovës të marrë pamjen e duhur”, tha Bexhihudin Shehapi, sekretar shtetëror në ministrinë e kulturës.
 
Kalaja nuk është i vetmi monument kulture në Tetovë që pret restaurim urgjent. Në gjendje të vështirë vazhdon të jetë edhe ndërtesa e Arabati Baba Teqes e cila duket se nuk ka pësuar asnjë rinovim që nga ndërtimi i saj. Tetovarët shpresojnë që institucionet të kujtohen ti rinovojnë këto simbole kulturore, përpara se ato të rrënohen tërësisht
   
Monumentet historike të Tetovës presin që 2017 të jetë vit më i mbarë për ta. Historia duhet ruajtur  me të gjitha elementet e saj, dhe monumentet e vjetra në Tetovë, nuk kanë edhe shumë kohë për të pritur. 
 
VISAR SADIKI