Maqedoni
Festat e fundvitit dhjetori, muaji i shpenzimeve të shumta
31.12.2016 18:29
Muaji dhjetor gjithmonë është muaji ku qytetarët kanë më shumë shpenzime, duke pasur parasysh festat e fundvitit. Por sa ato realisht kanë para për të shpenzuar...

Ekipi i TVM2 doli në tregun e Bit Pazarit, ku nga afër pa se si po shkon shitja dhe për të pyetur tregtarët se si ka qenë shitja e tyre këtë vit. Ata thonë se edhe përskaj çmimeve më të lira se vitet e kaluara, këtë vit ka pasur rënie drastike të punës së tyre.
“Sa i përket çmimeve, çmimet nuk janë të larta, por janë shumë të lira. Do të themi në krahasim me vitin e kaluar ky vit është në gjendje shumë katastrofale për popullin, jemi në një gjendje shumë të keqe. Sa i përket porokallit dhe mandarinës që është 30 denar, vitin e kaluar ishte 50 denarë, sot 30 denarë dhe populli nuk ka para me ble”...
“Çmimet janë njësoj, por shitje nuk ka aspak. Vjet kishte më shumë shitje, këtë vit nuk ka shumë. 50% ka rënie të shitjes, shumë më pak se vjet”...
“Çmimet janë si vitin e kaluar, po shitje nuk ka, sepse popullata nuk ka para, aty është problemi. Shitje nuk ka, popullata nuk ka para, sa i përket plus tregjeve, kushte nuk ka. Krahasimi i vitit të kaluar me këtë vit është vetëm 20%. 80% ka rënë puna”, thanë shitësit e anketuar.
Ndërkohë qytetarët thonë se çmimet janë më të larta në krahasim me rrogën që ato marrin.
“Çmimet janë shumë më të larta se vitin e kaluar, ndërsa rrogat janë të ulëta”...
“Çmimet janë më të larta sivjet”...
“Për ato që kanë para çmimet janë lirë, për ato që nuk kanë është shtrenjtë. Njësoj janë çmimet si vitin e kaluar”, thanë qytetarët e anketuar.
Viti 2016 si duket ishte një vit ku blerësit kanë pasur “xhepin e cekët”, ndërsa shitësit nuk kanë pasur shitje të mjaftueshme. Shpresojmë që viti 2017 të jetë më pozitiv dhe më i begatshëm për të gjithë qytetarët e vendin tonë.
ERSAN PAJAZITI
