Botë

Nata e vitit të ri, ndihma e shpejtë dhe policia me masa të shtuara

31.12.2016 18:36

Në shërbim të qytetarëve të Shkupit, gjatë natës së viti të ri do të jenë 13 ekipe mjekësore të ndihmës së shpejtë të shpërndara nëpër tetë punke....

Nga Ndihma e Shpejtë rekomandojnë që qytetarët t’i shmangen konsumimit të tepërt të alkoolit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike, ndërsa të sëmurët kronik të marrin terapinë e rregullt mjeksore.
 
Edhe Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë ndërmarrë masa të shtuara të policisë.
 
“Kemi ndërmarrë aktivitete të shtuara, në të cilat janë kyçur përfaqësues nga Sektori për Punë te Brendshme dhe përfaqësues të Njësive Speciale të cilët do të angazhohen në sigurimin e objektet tjera ku do të ketë koncentrim më të madh të qytetarëve”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Ndërsa sinoptikët kanë paralajmëruar se natën e Vitit të Ri pritet mot kryesisht i kthjellët me erë të dobët dhe temperaturë e cila gjatë natës do të lëvizë nga -10 deri në -2 gradë, ndërsa në orët e mëngjesit të nji janarit temperaturat pritet të zbrsin deri në -13 gradë Celsius, por gjatë ditës temperaturat do të ngriten mes 2 dhe 8 gradë celzius.