Botë
Stamboll përgjaktet nata e vitit të ri, 39 të vdekur
01.01.2017 12:31
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pas një sulmi në klubin e natës Reina në Stamboll...

Sulmuesi ishte maskuar me veshje të Babadimrit, të cilën e ka zhveshur pas kryerjes së sulmit.
Të paktën gjashtë ambulanca kanë transferuar njerëz në spital që kanë marrë plagë të rënda. Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare mes të vdekurve janë edhe 16 shtetas të huaj dhe poaq janë të lënduar.
Sulmuesi hapi zjarr rreth orës 01.30 sipas orës lokale, në kohën kur po festohej viti i ri, bëri të ditur ministri i brendëshëm turk Suleyman Soylu, sipas të cilit vazhdojnë përpjekjet për të kapur autorin e sulmit, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm.
Krahas 39 të vdekurve edhe të paktën 69 persona janë trajtuar në spital, tha ministri. Në mesin e të vrarëve është edhe një zyrtar policor, deklaroi Vasip Sahin guvernator i qytetit, duke shtuar se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.
Derisa Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të luftojë deri në fund kundër të gjitha formave të sulmeve nga grupet terroriste dhe përkrahësit e tyre.
“Si komb, ne do të luftojmë deri në fund kundët të gjitha sulmeve të armatosura të grupeve të terrorit dhe forcave prapa tyre, por gjithashtu kundër sulmeve të tyre ekonomike, politike dhe atyre sociale”, thekson Erdogan në një komunikatë të dërguar mediave.
Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.
Rreth 700 njerëz thuhet të kenë qenë në klub në kohën e sulmit. Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit.
Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale. Qeveria turke, ndërkohë, ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të mediave, pas sulmit, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë dhe rendin publik.
Disa orë pas sulmit ka ardhur edhe reagimi i pronarit të klubit të natës ku ndodhi sulmi. Gazeta “Hurriyet” shkruan se Mehmet Koçarslan, pronari i Reinas, ka deklaruar se “Inteligjenca amerikane kishte informuar mbi këtë.
Për një periudhe kohore prej një jave a dhjetë ditësh këtu u morën masa shtesë mbrojtjeje, përfshirë edhe rritjen e sigurisë detare. Cfarë ndodhi më pas? Ky sulm ndodhi para syve tanë,” tha Koçarslan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe lider tjerë botërorë kanë dënuar sulmin në Stamboll dhe kanë shprehuur ngushëllime për humbjen e jetëve të pafajshme.
FARIE DAUTI BAKIU
