Maqedoni
Maqedoni, foshnja e parë e gjinisë mashkullore
01.01.2017 13:21
Në Spitalin e posaçëm për gjinekologji dhe akusheri "Nëna Terezë" në Çair, në orën 4:15 minuta të mengjesit, lindi foshnja e parë mashkull në Vitin 2017...

Foshnja peshon 3 kilogramë e 400 gramë dhe është e gjatë 53 centimetra. Është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini nga Haracina e Shkupit.
Tradicionalisht foshnjen e parë dhe nënën i vizitoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe Ministri I Shëndetësis, Nikolla Todorov të cilët familjes Nuredini i uruan për lindjen e djalit duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
“Sot jemi ne Spitalin e posacëm për gjinekologji dhe akusheri këu në Cair, në të cilin lindi bebja e parë nga qyteti I Shkupit, diku pas orës 4 të mëngjesit. Fëmija I parë për këtë vit është mashkull dhe gëzon shëndet të plotë dhe dëshiroj t’i uroj familjes , nësës dhe babait shumë shëndet, fat dhe suksese në jëtë”, tha Nikolla Todorov. Ministër i Shëndetësisë.
“Bebes qyteti I Shkupit i ka dhuruar si të gjithë fëmijëve të tjerë viteve të kaluara një librez kursimi prej 20 mijë denarëve”, tha Koce trajanovski, kryetar I Shkupit.
Në vizitë tek Spitali Gjinekoligjik "Nënë Tereza" në Çair të Shkupit për të uruar lindjen e fëmijës së parë në Shkup për vitin 2017, ishte edhe Minsitri i brendëshëm Agim Nuhiu, i cili dërgoi dhurata dhe uroi nënën dhe familjen për foshnjën e posalindur!
Në Shqipëri foshna e parë e posalindur është e gjinisë femrore, e cila lindi në spitalin Mbretëresha Xheraldinë në Tiranë, derisa foshnja e pare e posalindur në Kosovë është e gjinisë mashkullore dhe lindi në klinikën universitare në Prishinë.
FARIE DAUTI BAKIU
