Maqedoni
Nata e vitit të ri më shumë punë për mjekët më pak për policinë
01.01.2017 14:56
28 pacientë të alkoholizuar prej të cilëve 9 adoleshent nën moshën 18 vjeçare mbrëm prej konsumimit të tepërt të alkoholit u hospitalizuan në klinikën e Toksikologjisë....

Autoritetet shëndetësore informojnë se gjatë festës së vitit të ri, janë realizaur gjtihësej 168 intervenime të ndryshme, prej të cilëve kryesojnë ata për alkool të tepruar, 2 aksidente dhe një intervenim për konsumimin e drogës.
“8 prej gjithësej 28 pacientëve ishin pacientë të alkoholizuar nën moshën 18 vjeç dhe 1 nën moshën 14 vjeç. Të gjithë pacientëve të pranuar u është dhënë mjekimi i duhur mjekësorë dhe në orët e herëshme të mëngjesit ata u dërguan në shtëpi. Të gjithë janë në gjende të mirë shëndetësore”, tha Zhanina Persovska, drejtoresha e klinikës së toksikologjisë.
“Ekipet e ndihmës së shpejt gjatë 24 orëve të fundit kanë intervenuar tek 168 persona, 81 kanë qenë intervenime urgjente. Prej tyre 15 kanë të bëjnë me konsumimi i tepërt të alokoholit, dhe kemi intervenuar te 3 persona të lënduar në 2 aksidnete të ndryshme në Shkup”, tha Tatijana Baevska, drejtoresha e shtëpisë shëndetësore Shkup.
Mjekët edhe këtë vit kanë intervenuar tek fëmijët të lënduar nga mjetet plasëse piroteknike.
“Si çdo vjet fatëkeqësisht patëm intervenime që janë si rezultat i lëndimeve nga mjetet prioteknike. Edhe për kundër apeleve të shumta të kihet kujdesë dhe të mos përdoren mjetet prioteknike, mund të konstatoj se lëndimet nga pushkaliqet vazhdon të jenë kronika e zezë e çdo viti të ri”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu pas vizitës së Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup konstatoi se nata e vitit të ri në përgjethësi ka kaluar e qetë dhe me aktivitetet e zakonshme policore.
“Respekte për qytetarët e vendit që kanë sensin e nevojshëm për të kuptuar kontekstin e rrethanave dhe domosdoshmërinë për të respektuar rendin dhe sigurinë publike dhe për efektivin e policisë që është në krye të detyrave të punës!”, thekson ministri Nuhiu.
Mbrëm ka pasur edhe 4 te vdekur dhe 3 ndëryhyrje operative të apendesitit, raste që nuk lidhen me festën e vitit të ri, informojnë autoritetet shëndetësore.
REXHEP QAMILI
