Maqedoni
2017 për TVM2, Ibrahimi: Do t’i gëzohemi programit 24 orësh
01.01.2017 15:23
Viti kalendarik ka përfunduar tashmë për TVM 2 dhe servisi public po punon fuqishëm për vitin 2017 dhe sfidat e mëdha që e presin gjatë tij...

Një nga sfidat e para, por më e bukura për programin në gjuhën shqipe në televizionin pubik, është padyshim edhe fillimi i pritshëm i programit 24 orësh.
Program i pandërprerë në gjuhën shqipe është pjesë e marrëveshjes politike por fillimi i tij u kushtëzua nga faktorë të tjerë, që nuk janë në dorë të TVM-së, thotë zëvëndës drejtori I përgjithshëm I RTM-së Harun Ibrahimi.
Sipas tij, për program shtesë duhen edhe punësime dhe teknologji shtesë, por punësimet e reja u shtynë për shkak të zgjedhjeve të parakohëshme. Me rëndësi sipas Ibrahimit, është baza ligjore që tashmë ekziston.
“Tashmë kemi një bazë ligjore dhe ajo mundëson qe te kemi program 24 orësh dhe ajo është kryesorja për të gjithë ne në TVM, kjo patjetër duhet të realizohet sepse pas këtij ligji qëndrojnë subjektet më të mëdha në vend. .. Jam optimist se patjetër brënda këtij viti do të kemi 24 orë program në gjuhën shqipe në kuadër të RTM-së…Që të funksionojë duhet freskim dhe kuadro të reja qoftë gazetarë qoftë teknikë. Sipas parashikimeve tona, parashikohet punësimi I mbi 60 shqiptarëve brenda këtij viti. Kjo patjetër të bëhet që njëherë e përgjithnjë të zgjidhet problemi I Tvm 2. Pa kuadër dhe teknologji bahskëkohore, vështirë të kemi një program ashtu si I ka hije servisit publik”, Harun Ibrahimi, Zv/drejtor gjeneral i RTVM-së.
Cështja e 24 orë program edhe në radion në gjuhën shqipe në RTM, duhet të zgjidhet me ndërhyrje ligjore thotë Ibrahimi. Zv/drejtori I RTM-së shpreson që edhe kjo cështje të zgjidhet brenda 2017. TVM 2 sivjet feston sivjet edhe një jubile shumë të rëndësishëm.
Punën gjysëmshekullore të programit televiziv, që është edhe programi i parë në botë që ka folur në gjuhën shqipe për shikuesit. Ibrahimi thotë se ky jubile është meritë e të gjithë atyre që nga fillimi e deri më sot, kontribuan për programin në gjuhën shqipe.
“Më lejoni të përgëzoj të gjithë ata që vunë gurthemelin e televizionit në gjuhën shqipe dhe flas gjithnjë me pietet pë rata që vunë një gur n ëkëtë kala të madhe. Këtë 50 vjetor jam optimist se do ta fesojmë me 24 orë program në gjuhën shqipe. Nuk më takon mua merita por jam i lumtur që më takoi nderi të jem në krye të këtij program në momentin kur do të plotësohet dëshira e të gjitë atyre të punësuarve shqiptarë që kanë kaluar nëpër derën e RTM-së dhe i përgëzoj nga zemra të gjithë ata që dhanë kontribut për këtë përvjetor”, shtoi Ibrahimi.
Sipas zv drejtorit të përgjithshëm të RTM-së ky vit do të jetë vit I sukseseve të mëdha , ju takon tani të punësuarve të tij të punojnë për të aritur që servisi public të jetë vërtetë servis në shërbim të qytetarëve.
