MAQEDONI

Analistët: Bisedime me dy partitë shqiptare për të ulur kërkesat

06.05.2014 18:48

Mandatari Nikolla Gruevski, pavarësisht rezultatit zgjedhor, nuk e ka komoditetin që të acarojë marrëdhëniet me partinë shqiptare fituese në këto zgjedhje tani kur LSDM-ja dhe RDK-ja kanë marrë vendim që të dorëzojnë mandatet e deputetëve.
 
As taktizimet politike me PDSH-në nuk i ndihmojnë që të ulë kërkesat e BDI-së, e cila korri fitoren më të madhe zgjedhore.
 
Mandatari Nikolla Gruevski, pavarësisht rezultatit zgjedhor, nuk e ka komoditetin që të acarojë marrëdhëniet me partinë shqiptare fituese në këto zgjedhje tani kur LSDM-ja dhe RDK-ja kanë marrë vendim që të dorëzojnë mandatet e deputetëve.
 
As taktizimet politike me PDSH-në nuk i ndihmojnë që të ulë kërkesat e BDI-së, e cila korri fitoren më të madhe zgjedhore.
 
Sipas analistëve politik, VMRO-DPMNE me këtë qasje vetëm përpiqet të ulë kërkesat e BDI-së, si dhe të zhvendos vëmendjen nga bojkoti i opozitës maqedonase. Në këtë qëllim, VMRO-së i ndihmon edhe PDSH-ja, thotë analisti Naser Zyberi dhe profesori universitar, Imer Ismaili.
 
“Shikuar nga këndvështrimi i Gruevskit, kjo është një lojë profitabile për të, shqiptarët duhet të kenë vetëdije politike dhe të mos bëhen vegla të tij dhe t’ia mundësojnë që ai të ulë kërkesat e shqiptarëve. Pra atë që tha z. Sela: “PDSH-së i duhet apriori të thotë: se ne nuk jemi dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë Qeverie, sepse nuk kemi shumicën, përkundrazi, ne do ta mbështesim partinë e cila ka shumicën, për t’ia forcuar pozicionet, për t’i rritë kërkesat e shqiptarëve”, deklaroi analisti politik, Naser Zyberi.
 
“PDSH shihet qartë që ka degjeneruar në nivelin më të ulët të mundshëm sa i takon nivelit politik dhe kombëtar. Ka një mungesë etike nacionale dhe etike politike, për arsye se bëhen argat i çdokujt që i ofron diçka, me ç’rast do të minimizoheshin, do të shkatërroheshin, do të keqësoheshin, ose të asgjësoheshin në një proces më të vonshëm kërkesat legjitime të shqiptarëve në Maqedoni”, u shpreh profesori universitar, Imer Ismaili.
 
Pavarësisht taktizimeve, në fund VMRO-DPMNE do të vendos të formojë Qeverinë me BDI-në, thonë analistët, pasi as VMRO-DPMNE nuk dëshiron të krijojë krizë institucionale dhe krizë ndëretnike. Për të evituar përsëritjen e kësaj situate, për formimin e Qeverisë, pas çdo cikli zgjedhor, analistët thonë se ndryshimet kushtetuese janë më se të nevojshme.
 
“Nuk diskutohet publikisht për ndryshimet kushtetuese që duhet domosdoshmërisht të ndodhin, që shqiptarët të kenë nivelin konstitucional, legal, të përfaqësimit të tyre. Sepse shihet qartë që z. Gruevski tani pas 5-10 vitesh do të vijë një tjetër, nuk dëshiron të bashkëqeverisë me shqiptarë të zgjedhur, por ai parapëlqen të qeverisë me shqiptarë të emëruar”, tha profesori universitar, Imer Ismaili.
 
“Të kërkohet që të ndryshohet kushtetuta e Maqedonisë dhe të thuhet se mandatari është i obliguar gjatë komponimit të Qeverisë së re, të ftojë për negociata dhe të formojë Qeverinë me partinë shqiptare e cila po ashtu i ka fituar shumicën e vendeve në Parlament dhe kjo pastaj do të eliminonte këto lojëra të cilat sot janë në skenën politike prezente”, theksoi analisti politik, Naser Zyberi.
 
Analistët rekomandojnë që BDI të mos lëvizë nga programi i saj për të cilin fitoi legjitimitetin e shqiptarëve dhe të rritë kërkesat në korrelacion me rritjen e mbështetjes nga elektorati shqiptar, i shndërruar në mandate deputetësh.
 
Sipas tyre, BDI duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të brendshme, pasi u dëshmua se në planin e jashtëm dhe procesin eurointegrues nuk mund të arrihet qëllimi final pa vullnetin edhe të përfaqësuesve politik të maqedonasve. Ndryshe, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë formuar grupet negociate për formimin e Qeverisë së re. 
 
SHPËTIM NUREDINI