Botë
Bota i tha lamtumirë vitit 2016, me spektakël fishekzjarresh u prit viti 2017 (FOTO)
01.01.2017 16:34
Qindra miliona njerëz në botë mbrëmë festuan ndrrimin e motmoteve...

Disa festuan në sheshe, të tjerët në lokale, në qendrat turistike, apo në atmosferë familjare. Si rëndom festa kulmoi me tu bashkuar akrepat në mesnatë kur u panë spektakle të shumta fishekzjarresh, të cilat nuk munguan edhe në Shkup dhe qytetet tjera të vendit.
Vitin e Ri të parët e pritën ishujt e largët të Polinezisë dhe Pacifikut, ndërsa Ouklland në Zelandë të Re është qyteti i parë botëror, banorët e të cilit e pritën vitin 2017.
Viti i Ri arriti edhe në ishujt Samoa, Tonga dhe Kiribati e më pas në Australi dhe vendet tjera. Nata e Vitit të Ri në mbarë botën u prit nën sigurim të përforcuar para së gjithash për arsye se viti 2016 u shënua me një sërë sulmesh. Lista e gjatë e qyteteve të goditura i përfshin Uagadugun, Stambollin, Orlandon, Brukselin, Bagdadin, Berlinin, Nicën.
Megjithatë njerëzit mbrëmë u tubuan në rrugët në Azi, Lindjen e Afërt, Afrikë, Evropë dhe Amerikë, për ti thënë lamtumirë vitit që shkoi me shpresën se viti i ri do të jetë më i suksesshëm sin ë planin individual ashtu edhe shoqërorë.
Pavarësisht masave, me dhjetëra e mijëra njerëz dolën përgjatë brigjeve të Tamizit, për të parë shfaqjen e fishekzjarreve me një mesazh të qartë, pasi vendi votoi për tu shkëputur nga bashkimi evropian: Londra është e hapur. Frika nga sulmet nuk e zbehu entuziazmin as në paris ku rreth 500 mijë vetë mbushën shamps elisenë e ku harku i triumfit u vesh me shumë ngjyra.
Njerëzit në Berlin, po ashtu, nuk u frenuan aspak nga sulmi më i fundit në tregun e krishtlindjeve, dhe ndoqën spektaklin e fishekzjarreve po ashtu.
Edhe qytetet amerikane e festuan vitin e ri me një spektakle fishekzjarresh, me nju jorkun, që si gjithmonjë lëshon topin e tij të kristalit ndërkohë që me mijëra e mijëra njerëz mbushën të famshmin trafalgar square.
Por, të tjera ngjyra merr festa në plazhin kopa kabana të brazilit, ku rreth 2 milionë njerëz iu gëzuan spektaklit. Një sekondë shtesë iu shtua numërimit mbrapsht para mesnate në shumë vende, si psh në Britani, për të kompensuar një ngadalësim në rrotullimin e tokës. Sekonda shtesë, u numërua pak para se ora të shënonte mesnatën duke e vonuar kështu fare pak vitin e ri.
REXHEP QAMILI
