Vërshime në Bolivi, autoritetet evakuojnë qytezën Caracoles

02.01.2017 11:13

Autoritetet kanë evakuuar një qytet të tërë në Bolivi...

Autoritetet kanë evakuuar një qytet të tërë në Bolivi pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë pothuajse gjithë vendin

Banorët në qytezën Caracoles, u evakuuan tërësisht  pasi shiu dhe rrëshqiotja e tokës, I bëri të pabanueshme të 85 shtëpitë e tij .

Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës dhe për të shpëtuar jerëzit, në lëvizje u vu ushtria dhe emergjenca civile.

Më i godituri është qyteti Molinos, ku rreshjet e shiut përmbytën edhe një depo dinamiti dhe një minerë dhe ende nuk është e qartë nëse ujrat që rjedhin rrugëve,  janë të kontasmonuara.

Autoritetet kanë filluar të ngrenë tendat dhe të sigurojnë ushqim për të shpërngulurit.