Zbatohet urdhëri i Obamës, prej dje Amerika pa asnjë diplopmat rus
Diplomatët rus, të cilët është vendosur të dëbohen nga SHBA-të në bazë të një urdhëri...

Diplomatët rus, të cilët është vendosur të dëbohen nga SHBA-të në bazë të një urdhëri të presidentit Barack Obama, janë larguar nga Uashingtoni
“Aeroplani është nisur”, dha dje lajmin zëdhënësi i ambasadës ruse në Uashington, Nikolai Lakhonin. Obama, gjatë javës së kaluar vendosi të dëbojë 35 rusë të dyshuar si spiunë si dhe ka vendosur sanksione kundër dy agjencive ruse të inteligjencës, si masë ndëshkuese për dyshimet se Moska ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane. Edhe pse ministria e jashtme ruse kërkoi që MOska të përgjigjej me të jejtën masë, duke dëbuar diplomatët amerikanë nga vendi, Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 dhjetor tha se fillimisht dëshiron të vlerësojë hapat që do të ndërmarrë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili e fillon mandatin e tij më 20 janar, dhe më pas të vendosë së çfarë masa do të ndërmarrë.
