Ivanov ka edhe një javë që të caktojë mandatarin

02.01.2017 11:41

Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit...

Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, deri më 9 janar, t’i jep mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë për të mbledhur 61 nënshkrime, shumicë për të formuar qeveri.

Afati i fundit për formimin e qeverisë tashmë po rrjedh.

Pastaj, mandatari ka afat prej 20 ditëve për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve. Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrinë ta bëjë këtë, e tërë procedura përsëritet duke u detyruar që mandati t’i dorëzohet një mandatari tjetër.

Përbërja e re e Parlamentit është e përbërë nga 51 deputet të VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja 49 mandate, BDI – 10, Lëvizja Besa – 5, Aleanca për Shqiptarët – 3 dhe PDSH – 2 deputetë.