Alarm në aeroportin e Turqisë, pasagjeri sirian kërcënon: Allahu Ekber, kam bombë

02.01.2017 11:53

Një shtetas nga Siria ka shkaktuar panik në mesin e udhëtarëve në aeroportin e Antalias...

Një shtetas nga Siria ka shkaktuar panik në mesin e udhëtarëve në aeroportin e Antalias në Turqi paraditen e sotme.

Sipas mediave turke, gjatë kontrollit në terminal shtetasi sirian bërtiti “Allahu Ekber, kam një bombë”.

Policia e arrestoi menjëherë dhe është duke e marrë në pyetje.

Një dëshmitar tha se siriani u kap në momentin që po kalonte një nga valixhet e tij në kontrollin me rreze X.

Ka dyshime se ai është i lidhur me terroristët, por kjo do të konfirmohet në vijim.