Maqedoni
AKE: 918 ankesa në 2016, më shumë për telefoni celulare dhe internet
02.01.2017 12:03
Agjencia për Komunikime Elektronike nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar ka zgjidhur 918 konteste të shfrytëzuesve të shërbimeve telekomunikuese...

Ankesat e përgjithshme janë për shumën e faturave dhe cilësinë e shërbimeve.
Të dhënat e sektorit për mbrojtjen e të drejtave të shfrytëzuesve e AKE-së tregojnë se më shumë konteste, 20,2 % kanë të bëjnë për bisedat në telefoninë celulare, pas çka vijojnë 18,1 % për internet celular, 5,5 % për biseda në roaming, 5,3 % për televizione kabllovike.
Për internet përmes telefonisë fikse u dedikohen 4,2 % , për biseda në telefoninë fikse 2,9 %, ndërsa për transferim të numrit 1,9 %.
Nga numri i përgjithshëm i kontesteve, 50,7 % ose 448 kërkesa për zgjidhje të kontestit, janë për shërbime nga One-Vip, 41,7 % ose 369 kërkesa për zgjidhje të kontestit të Telekomit të Maqedonisë, ndërsa 7,6 % për konteste me operatorët e tjerë.
Agjencia po i zgjidh ankesat e qytetarëve të cilët në pjesën më të madhe janë të arsyeshme. Për ankesa për shërbime nga sfera e telekomunikimeve qytetarët mund të drejtohen në numrin e telefonit 190 të AKE-së dhe përmes ueb faqes zyrtare të agjencisë.
Krahas dorëzimit të kërkesave për zgjidhje të kontestit qytetarët kanë mundësi edhe për konsultim telefonik me shërbimet e AKE-së, si dhe të marrin këshilla juridike për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
VLORA LATIFI TOPOJANI
