Kazakistan, shembet një ndërtesë, 9 të vdekur

02.01.2017 12:38

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas shembjes...

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas shembjes së një pjese të një objekti banesor në qendër të Kazakistanit.

Këtë lajm e konfirmoi edhe ministri i brendshëm i këtij vendi. Kurse, ndërtesa që u rrëzua të dielën vonë gjendet në Shakhan.

Nga aty kanë arritur që të tërhiqen të gjallë nga gërmadhat katër të tjerë, në mesin e tyre dy fëmijë, raporton azernews.az, transmeton gazetametro.net

Përpjekja për të shpëtuar njerëz të tjerë është ende duke vazhduar.

Ka gjasa që numri i të vdekurve të rritet.