Publikohet video ku shihet sulmuesi teksa qëllon njerëzit në Stamboll (VIDEO+18)
02.01.2017 13:00
Është publikuar një video nga ngjarja e djeshme në Stamboll....

Është publikuar një video nga ngjarja e djeshme në Stamboll, ku sulmuesi shihet qartë derisa shtie për vdekje drejt qytetarëve të pafajshëm.
Videoja shfaq sulmuesin e armatosur derisa qëllon drejt njerëzve në klubin e natës në Stamboll “Reina”.Videoja po shpërndahet me shpejtësi nëpër media dhe rrjete sociale.
Në video shihen njerëz se si vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre. Po ashtu, instikti i mbijetesës vërehet edhe te një qen në shkallët e klubit që ik nga vendngjarja.
Nga ky sulm kanë mbetur 39 persona të vdekur.
