Botë

Sulmi në Stamboll, Ramazan Ishan: Nuk jam unë agresori

02.01.2017 13:45

Ramazan Ishan, fotografia e të cilit u shpërnda në disa portale të lajmeve dhe rrjete sociale si i dyshuar për sulmin terrorist në klubin e natës në Stambollit...

Ramazan Ishan, fotografia e të cilit u shpërnda në disa portale të lajmeve dhe rrjete sociale si i dyshuar për sulmin terrorist në klubin e natës në Stambollit, ka shkuar vetë në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu dhe ka dhënë dëshmi. Ai thotë se akuzohet pa të drejtë.
 
“Unë kam ardhur prej Kazakistani në Stamboll për tu mar me tregti, lajmin e mora nga disa shok që kishin parë nëpër rrejtet sociale fotografim time, ku unë akuzohesha se e kam bërë sulmin në Stamboll, pastaj erdhëm këtu për tu ankuar”, shprehet i dyshuari për sulmin Ramazan Ishan.
 
Avokati mbrojtës i tij thotë se dëshmitë e nevojshme i kanë parashtruar edhe para Departamentit Antiterror pranë Drejtorisë Policore të Stambollit. Akdogan theksoi se fotografia e klientit të tij është shfaqur në disa faqe të internetit sikur ai të kishte qenë fajtori, duke shtuar se kjo është shembull i papërgjegjësisë. 
 
“Kemi ankesë për personat që tentojnë ta ndryshojnë axhendën e shtetit dhe që shënjestrojnë klientin tim. Klienti im merret me biznes këpucësh dhe pantoflash. Është shtetas i Kazakistanit, megjithatë, është i lindur në Zeytinburnu të Stambollit. Familja e tij jeton në Kazakistan, ndërsa ai vet shpeshherë vjen në Turqi. Kemi ankesa për disa organizata dhe persona që pa përgjegjësi kanë reflektuar ngjarjen dhe kanë shkaktuar dëmtimin e klientit tim, si dhe personat të cilët duke përdorur rrjetet sociale tentuan ta ndryshojnë axhendën e shtetit, në të njëjtën kohë duke shënjestruar klientin tim, shtetas i Kazakistanit i lindur në Turqi. Ne parashtruam kërkesën tonë para drejtorisë policore”, shprehet avokati i agresorit Mustafa Serdar Akdogan.
 
Akdogan njoftoi se fotografitë që u përhapën në media dhe që u përkasin kamerave të sigurisë së aeroportit gjatë hyrjes dhe daljes së klientit të tij në Turqi, janë fotografi të para 3-4 viteve.
 
ERSAN PAJAZITI