Qendra klinike universitare në Shkup, Shilegov: VMRO nuk e ndërtoi, do ta ndërtojmë ne
Lidhja Social Demokrate ka premtuar se do ta ndërtojë Klinikën e re Universitare....

Lidhja Social Demokrate ka premtuar se do ta ndërtojë Klinikën e re Universitare që ishte premtim i VMRO-së por që nuk është realizuar deri tani. Zëdhënësi I LSDM-së Petre Shilegov thotë se klinika e VMRO-së duhet të kishte përfunduar më 2 janar 2017, por në këtë ditë përvec rrethimit , nuk është bërë asgjë më shumë. Klinikën do ta ndërtojë LSDM premton Shilegov.
“Gruevski së bashku me Nikolla Todorovin në këtë vend në këtë datë më 2 janar të vitit 2014 ecte përkrah kësaj rrethoreje, dhe ju premtonte për Klinikën qëndrore në Shkup, që sipas tij do të përfundonte deri më 2 janar të këtij viti. Sot jemi 2 janari i vitit 2017 realitetin e shifni prapa meje dhe ato janë vetëm muret rrethuese. Që para 3 viteve, qytetarët që vinin këtu vetë apo me fëmijë dhe prindër të sëmurë, shpresuan që më tatimet që paguajnë do të filloj të ndërtohet klinika qëndrore. Por në vend të kësaj, nëpër qytet shikoni ndërtime për persona të VMRO-së, për të cilat, sipas disa vlersimeve janë shpenzuar më shumë se 30 milionë euro” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Sipas tij në këtë klinikë që do tu shërbejë të gjithë qytetarëve , shërbimet të jenë në nivel të duhur dhe klinikës universitare do ti kthehet koncepti parësor I saj, pra të gjitha klinikat do të jene të lidhura funskionalisht dhe nuk do të dërgohen njerëzit nga një klinikë në tjetër. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
