Maqedoni

Njohja e Kosovës, Daçiç i hidhëruar me Maqedoninë dhe Malin e zi

02.01.2017 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në intervistën e tij të parë për këtë vit, është shprehur I hidhëruar me Maqedoninë dhe Malin e zi, që e kanë njohur Kosovën...

Daçiç ka thënë se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, dhe Shkupi zyrtar ia kthehu këtë njohje, me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 
Kosova duket se është shkaktare edhe për uljen e simpatisë së Daciçit ndaj Malit të zi. 
 
“Serbia ka bërë një gabim shumë të madh. E tërë Evropa dhe bota përdorë emërtimin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa ne vëllezërit tanë grekë i kemi goditur në fytyrë. Ne e kemi njohur Maqedoninë duke lënduar Greqinë kurse Maqedonia  gjithmonë voton për Kosovën.  Edhe Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës në UNESCO dhe ne të themi thjeshtë, Lirisht vazhdoni ju të votoni kundër nesh, e ne do të vazhdojmë t’ju duam. S’mund të them se i dua siç i kam dashur. Nuk mundem, sepse i bie si ta pështyjë veten në fytyrë”,tha Ivica Daçiç, ministër i jashtëm i Serbisë.
 
Serbia pret tani me padurim  të paraqitet në organizata ndërkombëtare ndonjë qëndrim që është i rëndësishëm për Maqedoninë e Malin e Zi. Atëherë këto dy vende do ta shohin  se si do të vendos Serbia, ka deklaruar Daçiç. Ai thotë se problemi I Kosovës do të zgjidhet, por në bazë të marrëveshjeve 
 
GAZMEND REXHEPI