Maqedoni
Kriza e migrantëve, TVM në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli
02.01.2017 15:38
Kalimi ilegal I kufirit është zvogëluar kohëve të fundit, por ende nuk është ndalur tërësisht.

Në anën greke të kufirit me Maqedoninë, ende ka kampe në të cilat janë strehuar mijra emigrant nga zonat e luftës, të cilët shpresjnë cdo ditë për një mudnësi të re për të ikur nga greqia, përmes Maqedonisë, e në fund në Europën e ëndërruar.
Forcat e sigurisë të Maqedonisë nga shtatori deri në dhjetor të vitin 2016 kanë ndalur afër 2 mijë tentime për kalim ilegal të kufirit.
Kampet e refugjatëve në Maqedoni, ende janë plot. Aty jeton edhe Sherko. Ai ka ikur nga Siria për një jetë më të mirë në Europë, por ka mbetur I ngujuar në maqedoni pas mbylljes së rutës ballkanike.
Sherko vizaton shumë bukur, por vizatimet e tij, tregojnë vetëm pamje tmerri. Por këto vizatime janë edhe dëshmi për atë se cfarë po përjetojnë emirgantët dhe familjet e tyre që u larguan nga tmeri i një lufte që nuk po i duket fundi. Sherko përmes pikturave të tij, do të ndërgjegjësojë botën për atë që po ndodh.
“Këtu I kan vizatuar të gjitha ngjarjet, kjo fotografi I përshkruan ndjenjat e mia, por edhe mundimet e të gjithë emigrantëve. Dhimbja e viktimave është e përshkruar në këto fotografi. Dua të bëjë ekspozitë në çdo shtet jo vetem ne Maqedoni, por edhe ne Sërbi, Kroaci, Shqiperi të gjithëve dua tia tregoj mundimet e mija. T’ju tregoj se çfarë ndodh në Siri për luftën, për vrasjet, për viktimat”, tha Sherko, refugjat nga Siria.
Ashtu si Sherko, edhe familje të tjera tashmë dhjetë muaj po i kalojnë në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Në qendrën tranzitore ne Gjevgjeli, refugjatët flasin vetëm për një temë, si të largohen sa më shpejt drejt Gjermanisë, Francës apo Zvicrës.
“Dëshira ime e vetme është të largohem nga ky kamp sa më shpejtë, për arsye se nuk e shoh të ardhmët time dhe të fëmijeve të mi këtu”, tha emigrant nga Siria.
Qendra Vino Jug është një strehimore e përkohëshme për emigrantët. Këtu fëmijët refugjatë mësojnë në disa gjuhë, në një projekt të përkrahur edhe nga byroja e arsimit
“Në bashkëpunim me Byronë e Arsimit dhe MASH, mësimdhënës të punësuar në komunën e Gjevgjelisë, mbajnë orë mësimi për fëmijët refugjatë në 3 gjuhë në gjuhën angleze, gjermane dhe në gjuhën maqedone, të ndihmuar nga përkthyesit” ,thanë nga qendra.
Krah këtyre njerëzve gjatë gjithë kohës ka dalë Kryqi i Kuq i Maqedonisë, i cili për vitin e ri organizoi edhe shfaqe për fëmijët refugjatë, ku paketat ua ndau Baba Dimri.
GAZMEND KURTISHI
